• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA-së i kam thënë ‘Jo’ në sy”/ Meta flet për raportet me Yuri Kim: Qëndrimet e mia kanë qenë dhe mbeten të qarta

by Java News
10/06/2022 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta fli për raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në studion e emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, Meta sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të qarta.

“Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, u kam thënë SHBA ‘Po’, por ka pasur dhe raste kur kam thënë ‘Jo’, dhe ju kam thënë në sy”, tha Kreu i Shtetit Shqiptar.

Sa i përket takimit të sotëm me ambasadoren Kim, në ambasadën e SHBA, Meta tha se ishte i ftuar si ish-ministër i Jashtëm dhe takimi ishte mjaft pozitiv e miqësor.

“Kjo është një çështje e shpikur për interesa të tjera. Qëndrimet e mia kanë qenë dhe mbeten shumë të qarta, edhe me ndërkombëtarët. Ne ishim të ftuar si ish-ministra të Jashtëm. Kemi pasur një atmosferë shumë pozitive dhe miqësore. Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, u kam thënë SHBA ‘Po’, por ka pasur dhe raste kur kam thënë ‘Jo’, dhe ju kam thënë në sy, dhe mendoj se kam pasur të drejtë, pasi mendoj se kam mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, por kam mbrojtur dhe një Kushtetutë, që e kemi bërë me SHBA.

Qëndrimet e Dvoranit, që kjo cenon marrëdhëniet e mia në raport me SHBA, në raport me interesat e tyre strategjike. Dikush është përpjekur të lobojë dhe rilindja lokale ka bërë maksimumin e vet, por qëndrimi im ka qenë ai që ka pasur dhe Komisioni i Venecias dhe është qëndrimi i vërtetë. Kam 30 vite që punoj me institucionet ndërkombëtare, në të gjitha nivelet.

Që të kuptoni rilindjen lokale, rilindjen ndërkombëtare, si shpjegohet që nuk flet askush për pushtetin lokal? Në Shqipëri sot kemi 61 bashki, përveç asaj të Shkodrës, që e ka 100% këshillin bashkiak të mazhorancës, ku nuk kemi një këshilltar që të shikojë çfarë bëhet aty. Kush e paguan këtë faturë, që ka sjellë cënim shumë të rëndë të demokracisë, të interesit të 3 milionë shqiptarëve. Këto gjëra që ndodhën nuk u bënë pa bashkëpunimin e opozitës, edhe çështja e zgjedhjeve lokale. Përplasja ime nuk është me ndërkombëtarët, por me rilindjen ndërkombëtare”, theksoi Presidenti.

g.kosovari

Next Post
Plagosja e efektivëve në Durrës/ Flasin dëshmitarët: Dëgjuam katër të shtëna me armë

Plagosja e efektivëve në Durrës/ Flasin dëshmitarët: Dëgjuam katër të shtëna me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com