Sondazhet jepnin një avantazh të Sekretares Klinton mbi senatorin e opavarur Sanders në shtetin industrial të Michiganit, por parashikimet u përmbysen bujshëm mbrëmë. Nga 55% me 42% që rezultati pritej të ishte në favor të Klinton, në fund fitoi Bernie Sanders 50% me 48%.
Kjo fitore shënon një akt force për Sanders në një shtet të rëndësishem verior, ku Klinton kishte pozita të forta. Sekretarja Klinton fitoi ndërkaq shtetin e Misisipit, ku sanders nuk kishte bërë fare fushatë.