Krijimi i vendeve të reja të punës ka njohur një rritje surprizë në korrik në SHBA ndërkohë që numri i papunësisë mbetet stabël, sipas të dhënave të departamentit të punës të publikuar sot.
Ekonomia amerikane ka krijuar 255 000 vende pune më shumë se sa janë shkatëruar muajin e kaluar, sipas të dhënave të korrigjuara sezonale, ndërkohë që analistët parashikonin një krijim prej 187 000 vendesh të reja.
Nga ana tjetër niveli i papunësisë ka mbetur 4,9 % pavarësisht një rritje të popullsisë aktive.
Në përgjithësi numri i të papunëve në SHBA ka rënë në raport me muajin qershor duke arritur 7,8 milionë në korrik