• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA/ Qeveria amerikane e prerë kundër bojkotit të PD: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje

by A R
03/05/2017 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas bojkotit të opozitës në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë por edhe ato të përgjithshme në 18 qershor, kanë qenë të shumtë ndërkombëtarët që i kanë bërë thirrje liderit të PD Basha që të heqë dorë. Edhe Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike Thomas A. Shannon ka bërë thirrje që të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Duke folur ne emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shannon theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në emër të DASh, ambasadori Shannon theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shkruhet në njoftim. 

Më herët edhe zyrtarë të PPE, të ambasadës së SHBA, BE, OSBE, Britanisë Madhe kanë bërë thirrje që të përfundojë bojkoti, e Basha të kthehet në Kuvend, të votojë Vettingun si dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Njoftimi i plotë
“Aktiviteti diplomatik në SHBA ka qënë mjaft i ngjeshur në 100 ditët e qeverisjes së re amerikane. Një numër takimesh dhe vizitash të dyanëshme të zhvilluara gjatë kësaj periudhe i kanë dhënë një shtytje të re këtyre marrëdhënieve, sidomos në fushat me interes afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e të dyja vendeve. Gjatë kësaj periudhe u konsolidua partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Shtëpia e Bardhë përmes Zëvendës-Këshilltares së Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland, rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet e Shqipërisë për jetësimin e reformës në drejtësi, si reforma jetike për vendin. Departamenti i Shtetit gjithashtu rikonfirmoi partneritetin e ngushtë, mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e reformës gjyqësore në Shqipëri dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Në emër të DASh, ambasadori Shannon theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Senati Amerikan ka një numër të vogël komitetesh, dhe Komiteti për Çështjet Shqiptare është një prej tyre, i rivitalizuar në mars të këtij viti nga Senatorët Gary Peters dhe Joni Ernst. Së bashku me Komitetin për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, të drejtuar nga Kongresmenët Eliot Engel dhe Robert Aderholt, këto komitete janë avokatë të fortë të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Vizitat e Ministrit Bushati dhe takimet e tij në nivelet më të larta të ekzekutivit dhe të dhomave të përfaqësimit, aktivitetet publike dhe një numër takimesh me aktorë të ndryshëm të mendimit politik, janë një tregues i thellimit të këtyre marrëdhënieve. Vizia e Senatorit John McCain në Shqipëri si dhe vizita se afërmi e një grupi kongresmenësh të Komisionit të Drejtësisë në Tiranë, drejtuar nga kongresmeni Bob Goodlatte, i japin një dimension të ri këtij bashkëpunimi të hershëm.
Në vijim një kolazh fotosh nga takimet dhe aktivitetet e këtyre 100 ditëve.”

Next Post
Drejtori i FBI: Rusia do të ndërhyjë edhe në procese të tjera elektorale nëpër botë!

Drejtori i FBI: Rusia do të ndërhyjë edhe në procese të tjera elektorale nëpër botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In