• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA po kontribuon për krizën”/ Engel: Thellësisht i shqetësuar me taktikat e administratës Trump në Kosovë

by Java News
28/03/2020 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, tha se është “thellësisht i shqetësuar me taktikat e administratës (së presidentit të SHBA-së, Donald) Trump me Prishtinën” dhe shtoi se “SHBA-ja i ka kontribuar krizës në Kosovë”.

Engel tha se presioni mbi Kosovën, për shkak të taksës 100 për qind që u ka vënë importeve serbe, nuk është i balancuar, dhe se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për lidhjet e saj të sigurisë me Rusinë.

“Departamenti amerikan i Shtetit ka kohë që i bën thirrje Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë. Por, kjo administratë ka vendosur ndëshkime ekonomike vetëm disa javë pas formimit të Qeverisë së (Albin) Kurtit. Në vend se ta linte qeverinë e re të merrej me pandeminë (e koronavirusit), me agjencitë dhe të niste procedura të brendshme, SHBA-ja ka kontribuar në krizën politike në Prishtinë, për shkak të taksës ndaj Serbisë”, thuhet në deklaratën e Eliot Engelit.

Ai shtoi se ka arsye të mira për Kosovën që ta heqë taksën, sepse, sipas tij, ajo i shkakton Kosovës më shumë dëm, sesa që ndikon në arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë.

Por, tha Enegel, pa marrë parasysh këtë, taksat janë mjet legjitim i një kombi sovran.

“Si të tilla, presidenti Trump u ka vënë miqve dhe armiqve në gjithë botën, për arsye ekonomike dhe politike”, tha Engel.

Sipas tij, SHBA-ja, në vend se të përdorte taktikat mbizotëruese, është dashur të punojë me Qeverinë tani në detyrë të Kosovës, për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.

Sipas tij, kur një demokraci e vogël “detyrohet me dhunë” të bëjë diçka, ajo është “vepër maltretimi dhe jo vepër e partnerit të pjekur”.

Engel tha se do të vazhdojë të punojë me çdo qeveri që populli i Kosovës zgjedh tani dhe në të ardhmen.

“Presioni ndaj Prishtinës për taksën është padyshim i pabalancuar. Diplomatët serbë udhëtojnë në gjithë botën për t’iu bërë presion shteteve që të tërheqin njohjen e Kosovës, ndërkohë që Serbia i thellon marrëdhëniet me Moskën dhe blen sasi të konsiderueshme të armëve ruse”, tha Engel.

Sipas tij, blerja e tillë e armëve kërkon nga administrata amerikane vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, në bazë të Ligjit për kundërshtimin e rivalëve amerikanë përmes sanksioneve.

“As nuk i kemi vënë sanksionet, as nuk i kemi kërkuar fuqishëm Serbisë që t’i ndalojë përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, tha Engel.

“Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Duhet të nisim ribalancimin e qasjes sonë ndaj Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianë, në mënyrë që të dyja vendet t’i trajtojmë si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të njëjta për të dyja palët, derisa përpiqemi t’i rinisim negociatat e paqes”, tha Engel.

“Kur ligji amerikan thotë se ne duhet ta sanksionojmë Serbinë për lidhjet e saj të sigurisë me Rusinë, ne duhet ta bëjmë atë”, shtoi ai.

Engel kujtoi se SHBA-ja ka bërë fushatë për t’i dhënë fund “spastrimit etnik gjenocidial të Milosheviqit” dhe se është aleatja më e fuqishme e një Kosove të pavarur dhe sovrane.

Ai theksoi se ka qenë një partner krenar i të gjitha qeverive të Kosovës dhe se nuk merr anë në atë se kush duhet ta udhëheqë Kosovën.

“Ky është vendim i popullit të Kosovës. Unë gjithmonë do të bashkëpunoj me këdo që (populli) zgjedh”, theksoi Engel.

Administrata amerikane ka këmbëngulur në heqjen e plotë të taksës 100%, në mënyrë që të vijë deri te vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë, në mënyrë të veçantë ka insistuar i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.

Më 20 mars, kryeministri – tani në detyrë – i Kosovës, Albin Kurti, e ka hequr taksën ndaj lëndës së parë dhe ka paralajmëruar se, nga 1 prilli, taksa do të zëvendësohej me masa reciprociteti, të cilat Grenell i ka kundërshtuar.

Në ndërkohë, Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit.

Kurti ka thënë se prapavijë e rrëzimit të qeverisë së tij është një “marrëveshje e fshehtë” e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zyrtarët e lartë amerikanë. /REL

g.kosovari

Next Post
“Është hapur porta, por s’është kaluar pragu”-  Duma analizon hapjen e negociatave: Qeveria luajti lojën e ujkut me mjegullën

“Është hapur porta, por s’është kaluar pragu”- Duma analizon hapjen e negociatave: Qeveria luajti lojën e ujkut me mjegullën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In