• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, po e vë në “hundut” politikën destruktive

by Artur Ajazi
26/05/2020 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

 

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri ynë më i vyer dhe stradegjik, duket se mbetet i vendosur në zbatimin e reformave themelore të organeve të drejtësisë. Eshtë pikërisht ky shtet i madh, mik i hershëm i shqiptarëve, që po mbështet dhe investon fuqishëm Vettingun, reformimin e strukturave të reja të drejtësisë, dhe padyshim, po e vë në “hundut” edhe politikën destruktive të Shqipërisë. Atë që politikanët e pazareve mund ta kenë bërë, por edhe po e bëjnë me ambasada dhe ambasadorë të tjerë, nuk mund ta bëjnë me ambasadën e SHBA-së. Lojërat më të neveritshme që prej 30 vitesh janë luajtur pas shpinës së ambasadorëve, ecejaket mes korridoreve “të ngushta” të atyre që kanë afro 3 dekada që e mbajnë peng integrimin dhe zhvillimin e vendit, kanë marrë fund. Nuk pi “ujë” më as fuqia e Doktorit dhe as “dredhia” e Ilirit.

 

Përfundimisht ka ardhur koha që politika destruktive dhe dirigjuesit e saj, ata që shpifin dhe shpikin “lobe serbe” që i kanë aq për zemër, apo ata që shpikin skenarë me “agjentura rajonale” kur vetë kanë qenë dhe janë lojtarë aktivë të asaj fushe, të marrin haraçin që meritojnë. Lojërat apo “shashkat” me SHBA-në, apo edhe me kancelaritë e BE-së, nuk po merren dhe nuk do të merren më në konsideratë, ashtu siç do të shpërfillen “alarmet” që dalin nga zgavrat dhe bodrumet e SHQUP-it, apo Presidencës. Politikanëve me mëndje të “shkurtër” dhe hileqarë, po u vjen fundi. Shqipëria nuk ka as luksin, dhe as kohën e tepërt të merret dhe të mbajë me gajret, pseudopolitikanë sherraxhinj, të akuzuar dhe të denoncuar, të korruptuar dhe inkriminuar, pasi rruga e saj është zhvillimi dhe integrimi.

 

Ka ardhur koha të largohen ata që kopjojnë “teori dhe platforma” duke u tallur me fatet e vendit, ka ardhur koha të sikterrisen ata që kanë 30 vjet që mbjellin përçarjet, vëllavrasjet, që pengojnë progresin dhe reformat, ata që kanë mbajtur nën thundër skenën politike, duke e kthyer në arenë çakenjsh. Shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur të finalizojnë planin e tyre, për të vënë në “hundut” ata që duhej të ishin në qelitë e burgut, për të spastruar rrugën e të ardhmes së Shqipërisë. Përballë fuqisë amerikane, “fuqia” e liliputëve dhe e hijenave është thërrime. Ata po përpiqen të rrëshqasin dhe grumbullohen rreth tyre, me shpresën e humbur, për të zgjatur jetëgjatësinë në politikë, duke luajturme “letrat” e fundit skenarë ogurzi.

 

Duke mos mundur të pengojnë asgjë nga plani amerikanëve dhe europianëve, ata po tentojnë të rizgjojnë tentakulat e vjetra, po shpikin “lobe serbe” dhe po rivlerësojnë vehten, nga ekrane dhe studio të shumëpaguara. Ata kanë pasuri të madhe, dhe janë milionerë në para, por mjeranë në formim, ata janë ustallarë në intriga dhe dinë të manipulojnë, por harrojnë se “çorba” nuk është fjalë që vjen nga kuzhina amerikane……..

Next Post
Greqi/ Statuja e Hygeias zbulohet në Spartë

Konflikti i pashërueshëm midis dashurisë dhe urrejtjes në çdo epokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In