• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA planifikon hakmarrjen ndaj Iranit, Pentagoni: Përgjigje e fortë, por nuk duam luftë

by A R
30/01/2024 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërpërgjigja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sulmit me dron në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën mbi 30 të tjerë, me gjasë do të jetë më e fuqishme se sulmet e mëhershme hakmarrëse në Irak dhe Siri.

Kështu mendojnë zyrtarë të cituar nga CNN, edhe pse Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë po tregojnë kujdes për të mos zbuluar planet e administratës. Presidenti Joe Biden është në presion të shtuar për t’u kundërpëgjigjur në një mënyrë që do t’i ndalte një herë e mirë sulmet, por duke shmangur një konflikt global. Shtetet e Bashkuara fajsësojnë grupet e mbështetura nga Irani për sulmin, konkretisht Katib Hezbollah. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua se do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm, por megjithatë Pentagoni e bën të qartë se nuk e do një luftë me Iranin.

Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit, tha: “Ne sigurisht që nuk duam luftë. Dhe sinqerisht nuk shohim që Irani të jetë i interesuar për të hyrë në një luftë me Shtetet e Bashkuara”.

Qeveria amerikane publikoi më herët emrat e tre ushtarëve të vrarë nga droni armik në bazën e njohur si Kulla 22, në Jordani; rreshteri William Jerome Rivers, 46 vjeç, specialist Kennedy Ladon Sanders, 24, dhe Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç. Mediat amerikane, të cilat i referohen zyrtarëve të mbrojtjes, thonë se droni i përdorur në sulm duket të jetë i prodhimit iranian. Ata sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një model të dronëve Shahed, më të cilët Irani ka furnizuar edhe Rusinë.

Siç mësohet, sistemet e mbrojtjes ajrore ishin të çaktivizuar në momentin e sulmit, pasi droni armik kishte ardhur në të njëjtën kohë me një dron të rikthyer amerikan. Trupat kishin qenë duke fjetur në bazën ajrore pa asnjë paralajmërim.

Irani, që financon dhe trajnon një sërë grupesh militante që veprojnë në Lindjen e Mesme, mohon përgjegjësinë e sulmit.

/a.r

Next Post
Berisha kërcënon Ramën: Për votën do t’i marrim kokën çdo armiku. Ke zgjedhur rrugën e frikacakut

I “burgosuri politik”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

August 3, 2026
Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

August 3, 2026
“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com