Një pinguin i vogël, i cili fitoi “popullaritet” si këlyshi i parë i lindur në kopshtin zoologjik në Çinçinati për vitin 2016, e mori emrin Bouvi (Bowie).
Në të njëjtën ditë që lindi (8 Janar), ishte ditëlindja e muzikantit të ndjerë David Bowie dhe Elvis Presley, e ndërkohë që në kopsht zoologjik kishin një pinguin, të quajtur “Mbreti”, ata vendosën për t’i dhënë emrin pinguinit-bebe “Bowie”.
Siç vuri në dukje, kujdestari i pinguinëve, pinguini ka lindur në 6.00 të mëngjesit të 8 Janarit, dhe peshonte 56 gram. Drejtori Tejn Maynard tha se ky ishte këlyshi i parë në vitin 2016. Në këtë kopsht zoologjik festohen “Ditët e penguinëve”, që korrespondojnë në janar dhe shkurt. Muzikanti i njohur i rokut, arriti të kapë ditëlindjen e tij të 69-të më 8 janar, me albumin e ri “Black Star”, pas një ndërprerjeje tre vjeçare, por vdiq dy ditë më pas.