• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA pezullon aplikimet e reja për programin e emigracionit

by A R
29/07/2020 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i Sigurmit Kombëtar tha të martën se nuk do të pranojë aplikime të reja për programin që mbron nga deportimi persona që u sollën në SHBA në moshë të mitur në mënyrë të paligjshme. Ky njoftim u pasua me kritika nga aëtivistë për të drejtat e imigrantëve si dhe nga demokratët në Kongres.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Chad Ëolf, shkruan në një njoftim se do të hapë një rishikim të programit për mbrojtjen nga deportimet të këtyre personave, të njohur si programi DACA dhe se gjithashtu aplikimet e reja nuk do të pranohen për momentin. Po ashtu ai shkruan se personat që janë aktualisht të mbrojtur nga programi do të kenë të drejtë të zgjasin lejet e punës dhe statusin e tyre ligjor vetëm për një vit, në vend të periudhës dy-vjeçare që ka qenë në zbatim deri tani.

Një tjetër kufizim nuk do të lejojë pjesëmarrësit në program të dalin jashtë vendit dhe më pas të rikthehen në SHBA, përveçse “në raste të jashtëzakonshme”.

Presidenti Donald Trump u përpoq t’i japë fund programit DACA që u fut në zbatim gjatë administratës së Presidentit Obama në 2012, por Gjykata e Lartë i bllokoi këto përpjekje muajin e kaluar, duke deklaruar se administrata nuk kishte ndjekur procedurat e duhura në mbylljen e programit.

Rreth 650 mijë vetë janë të mbuluar nga programi DACA. Për të përfituar nga ky program, personi duhet të ketë ardhur në SHBA para se të mbushte 16 vjeç dhe të ketë jetuar në këtë vend vazhdimisht që nga mesi i vitit 2007 dhe të ketë qenë nën 31 vjeç në mes të vitit 2012, të mos ketë kryer vepra penale dhe të mos paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare. Po ashtu personi duhet të ketë diplomën e shkollës së mesme, ose të jetë i regjistruar në shkollë apo të ketë shërbyer në ushtrinë amerikane.

Administrata Obama argumentonte se për personat që përmbushin kushtet dhe nuk kishin status të ligjshëm në SHBA jo për fajin e tyre, SHBA ishte atdheu i vetëm që njihnin dhe ishin individë që po kontribuonin në këtë vend. Presidenti Obama e quajti programin “një masë të përkohëshme” për të mbrojtur të rinjtë nga deportimi dhe i bëri thirrje Kongresit të vepronte për të ndrequr “sistemin jofunksional të imigracionit”.

Sekretari në detyrë, Chad Ëolf shkruan në njoftimin e tij se Kongresi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë temë, duke shtuar se ligjvënësit kanë pasur “mëse kohë të mjaftueshme për të analizuar nëse do t’u japin individëve në këtë kategori statusin e banorit të përhershëm apo masa të tjera imigracioni”.

Duke përsëritur kritikat kryesore të administratës ndaj programit DACA, zoti Ëolf tha “DACA e bën të qartë se për një kategori të madhe njerëzish, Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të vazhdojë të paktën të tolerojë, ose ndoshta të ligjërojë, shkeljen e vazhdueshme të ligjeve të imigracionit nga këta individë. Jam thellësisht i shqetësuar nga mesazhi që përcjellin këto politika, si programi DACA, për moszbatimin e ligjit për imigracionin, programe që ndoshta kontribuojnë për të thelluar problemin ekzistues të imigracionit të paligjshëm në forma që bien ndesh me misionin e Departamentit për Sigurinë Kombëtare”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha për gazetarët në një konferencë me gazetarët se analiza e Departamentit të Sigurisë Kombëtare “kërkon kohë” dhe nuk pranoi të jepte një afat kohor për përfundimin e saj.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, Jerrold Nadler dhe Kryetarja e Nënkomisionit për Imigracionin dhe Shtetësinë, Zoe Lofgren nxorën të martën një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje republikanëve në Senat të veprojnë për reforma në politikat e imigracionit që tashmë janë miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate.

“Pjesa më e madhe e amerikanëve, përfshirë shumicën e republikanëve, mbështesin mbrojtjen e këtyre të rinjve nga deportimi,” thanë ligjvënësit Nadler dhe Lofgren. “Më shumë se një vit më parë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Ligjin Ëndrra dhe Premtimi Amerikan, për t’u ofruar siguri dhe stabilitet këtij grupi të rinjsh që e meritojnë. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch Mçonnell duhet të zgjedhë anën e drejtë të historisë dhe të veprojë menjëherë për të miratuar këtë projektligj kritik. Nuk mund të presim më”.

Qendra Kombëtare për Ligjin mbi Imigracionin, tha se administrata Trump po “zgjedh të shtojë frikën dhe pasigurinë për familjet imigrante,” në një kohë kur këto komunitete përballen me një shtim të rasteve me COVID-19.

Presidenti Trump nuk dha shumë hollësi të hënën për planet e administratës kur foli me gazetarët lidhur me planet, duke thënë vetëm se DACA do t’i bëjë individët e mbrojtur nga kjo kategori “shumë të lumtur” dhe se vazhdon puna për planet e administratës për të ndryshuar kategoritë e imigrantëve, të cilët do të pranohen në SHBA.

“Do të punojmë me shumë njerëz për DACA-n,” tha presidenti. “Do të punojmë edhe për një ligj për imigracionin, i cili të bazohet tek meritat e aplikantëve. Kjo na është dashur prej kohësh”.

Ish-nënpresidenti, Joe Biden, i cili synon të konkurrojë përballë presidentit në zgjedhjet e 3 nëntorit, tha se nëse zgjidhet president do të mbrojë këtë kategori, të njohur si “Ëndërrimtarët” dhe do t’u ofrojë atyre dhe imigrantëve të tjerë pa dokumente në SHBA një mundësi për të marrë shtetësinë.

“Është e pamoralshme që administrata Trump vazhdon sulmet ndaj personave të mbrojtur nga DACA, sidomos në këto kohë kur vendi përleshet me COVID-19 dhe shumë nga këta të rinj po rrezikojnë jetën për të na shërbyer e mbrojtur ne,” tha të hënën zoti Biden para gazetarëve. “Afro 1/3 e atyre që përfshihen në programin DACA punojnë në shërbimet jetike që ndihmojnë komunitetet tona në përgjigjen ndaj pandemisë. Afro 30 mijë prej tyre janë punonjës në shërbimet jetike shëndetësore”. /voa

Next Post
Lëvizje në qeveri, pas zv.ministres së Drejtësisë largohen edhe Voda e Çinari

Lëvizje në qeveri, pas zv.ministres së Drejtësisë largohen edhe Voda e Çinari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Njeriu që kishte pushtet mbi socialistët, pa qenë në pushtet

May 6, 2026
Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” e Enver Hoxhës për kundërshtarët politikë

Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” e Enver Hoxhës për kundërshtarët politikë

May 6, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

May 6, 2026
I mituri humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…

I mituri humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…

May 6, 2026
Bayern-PSG, publikohen formacionet zyrtare për sfidën vendimtare në “Allianz Arena”

Bayern-PSG, publikohen formacionet zyrtare për sfidën vendimtare në “Allianz Arena”

May 6, 2026
Berisha akuza të forta ndaj qeverisë: 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi

Berisha akuza të forta ndaj qeverisë: 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi

May 6, 2026
Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

May 6, 2026
Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

May 6, 2026
Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

May 6, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In