• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA paralajmëron zgjerimin e “black-list”-ës në Maqedoninë e Veriut

by A R
14/12/2023 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut. Më 5 dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni kontrovers, Orce Kamçev. Duke folur para gazetarëve në Shkup, Ageler tha se vendosja e Angjushevit në listën e zezë u bë pas “provave të shumta” për përfshirjen e tij në korrupsion. Ajo nuk dha hollësi apo emra të personave që mund të futen në listën e zezë të SHBA-së, por shtoi se Angjushevi nuk do të jetë emri i vetëm në listën e zezë.

“Mund t’ju premtoj se ka njerëz të tjerë, rastet e të cilëve janë duke u përpunuar në Uashington. Nuk dua të spekuloj se kur do të shpallen, por ju premtoj se ky nuk ishte emri i fundit”, tha Ageleri.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler

Ajo theksoi se për vendosjen e tyre më të shpejtë në listën e zezë duhet kohë pasi “ky është një proces kompleks dhe i mundimshëm që kërkon siguri të plotë se persona të caktuar janë realisht pjesë e aktiviteteve korruptive”. Hapat e tillë, siç tha Ageler, janë një mënyrë për Uashingtonin për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

“Ka një epidemi korrupsioni në këtë vend që ka prekur çdo sektor, çdo organizatë dhe vetëm duke vënë në dukje aktorët e korruptuar mund të fillojmë të ndihmojmë vendin që të merret me ato çështje”, theksoi ajo.

Ambasadorja Ageler njëkohësisht shprehu edhe dëshpërimin e saj nga mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

“Në 32 vjetët e fundit, apo nga shpallja e pavarësisë së vendit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar gati gjysmë miliard dollarë për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, por deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura”, shtoi Ageler.

/a.r

Next Post
Qëllohet me armë drejt makinës së 42-vjeçarit në “Don Bosko”, publikohet foto e autorit

Qëllohet me armë drejt makinës së 42-vjeçarit në “Don Bosko”, publikohet foto e autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com