• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA ofron 20 milionë USD për udhëheqësit e ISIS

by
06/05/2015 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim prej 20 milionë dollarësh në total, për informacione mbi personat që besohen të jenë 4 udhëheqësit kryesorë të Shtetit Islamik.

Abdul Rahman al-Qaduli, Abu Mohammed al-Adnani, Tarkhan Batirashvili dhe Tariq al-Harzi i bashkohen kështu listës së të dyshuarve të kërkuar në bazë të programit “Shpërblime për drejtësi”.

7 milionë dollarë jep Departamenti amerikan i Shtetit për të dhëna mbi Qadulin, i përshkruar si drejtues i lartë i Shtetit Islamik, një militant që më herët ka qenë pjesë e Al Kaedës ne Irak.

5 milionë ofrohen për Adnanin e Batirashvilin dhe deri në 3 milionë për Harzin. Adnani përshkruhet si zëdhënësi zyrtar i grupit ekstremist; Batirashvili – i njohur edhe si Omar Shishani – është komandant në terren, që vepron kryesisht në veri të Sirisë; ndërsa Harzi është identifikuar si shefi i grupit të kamikazëve.

Shuma më e madhe e ofruar në bazë të skemës “Shpërblime për drejtësi” shkon në 25 milionë dollarë dhe është premtuar për njeriun që zuri vendin e Osama bin Ladenit në krye të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri.

Për vetë udhëheqësin e ISIS-it, Abu Baker al-Bagdadi, Amerika kishte ofruar 10 milionë dollarë. Ndërkohë, edhe pse Shteti Islamik deklaroi se qëndron ai pas sulmit në Teksas, me shënjestër konkursin e karikaturave të Profetit Muhamed, Shtëpia e Bardhë thotë se është ende herët për të dalë në përfundime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, sqaroi se incidenti është duke u hetuar nga FBI dhe anëtarët e tjerë të shërbimeve të zbulimit, të cilët do të përcaktojnë nëse ka ndonjë lidhje ndërmjet dy sulmuesve me ISIS-in apo ndonjë organizatë tjetër terroriste në botë./Top Channel/

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Veliaj: Jo më "Bashkia në Tiranë, kryetari në Holandë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com