• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/Një version i redaktuar i raportit për Rusinë del për një javë

by Java News
09/04/2019 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha të martën se pret të publikojë “brenda një jave” një version të redaktuar të raportit hetimor të prokurorit të posaçëm për Rusinë.

Zoti Barr u tha anëtarëve të Kongresit se plani i tij i mëparshëm për ta publikuar versionin e raportit nga mesi i prillit ende qëndron. Kjo është paraqitja e tij e parë publike që nga marrja e raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Raporti, i cili është pothuajse 400 faqe i gjatë, po redaktohet për të hequr informacione sekrete dhe hollësi që kanë të bëjnë me hetime të ndryshme që janë në pritje.

Zoti Barr nuk pranoi të diskutojë me ligjvënësit asnjë hollësi të raportit.

Demokratët e kritikuan ashpër zotin Barr për për mënyrën e trajtimit të raportit. Ata thanë se ishin të shqetësuar për faktin që përmbledhja prej 4 faqesh e konkluzioneve kryesore të raportit, publikuar muajin e kaluar nga kreu i Departamentit të Drejtësisë, i përshkruante gjetjet e hetimit në një mënyrë shumë të favorshme për Presidentin Donald Trump.

Kryetarja e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, Nita Lowey, tha se përmbledhja e hartuar nga zoti Barr “ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje”.

Demokratja e New York-ut i kërkoi atij që “të sjellë transparencë në këtë proces sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Duke shpjeguar se përse e publikoi aq shpejt letrën përmbledhëse për raportin, zoti Barr tha se “opinioni i prokurorit të posaçëm Mueller nuk ishte mister për Departamentin e Drejtësisë para se të dorëzohej raporti.”

Objektivi i seancës ishte projekt-buxheti i propozuar nga administrata e Presidentit Trump për Departamentin e Drejtësisë për vitin fiskal që fillon në tetor.

Por Prokurori i Përgjthshëm e vuri theksin tek përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga ndërhyrjet e huaja, duke thënë se siguria e zgjedhjeve është një çështje kryesore për agjencinë.

Next Post
FOTO/ Ja vendi ku u vra grabitësi

Rinas/Moderatorja mëton se është kapur edhe një nga autorët, i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com