• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Një histori zgjedhjesh në mesin e mandatit Presidencial

by Java News
29/08/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa zgjedhjet për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretës së Senatit, që mbahen një herë në dy vjet, për të cilat votuesit nuk shfaqin shumë interes, dhe që nuk kanë fuqinë politike të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen një herë në katër vjet, zgjedhjet e mesit të mandatit zakonisht kanë ndikim të rëndësishëm tek përbërja dhe drejtimi që merr Kongresi. Mandati për mbajtjen e zgjedhjeve buron nga një frazë e vetme e Kushtetutës amerikane.

“Dhoma e Përfaqësuesve do të përbëhet nga anëtarë të zgjedhur një herë në dy vjet nga populli i shteteve të veçanta.” (Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, Artikulli 1, Seksioni 1)

Në vazhdim, një historik i zgjedhjeve të mesit të mandatit:

Roli i Presidentit:

Zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres, shpesh shihen si një referendum për presidentin në detyrë. Shumë presidentë kanë përjetuar një rënie të popullaritetit gjatë dy viteve të para të mandatit dhe kjo shpesh pasohet me një pjesëmarrje më të vogël në zgjedhje të përkrahësve të Presidentit në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Ekziston prirja që partia në opozitë të jetë me energji të reja në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe historikisht kjo ka bërë që partia e Presidentit të humbë vende në Kongresin e ri. Që nga Lufta Civile e viteve 1860, partia e Presidentit ka humbur terren në 36 nga 39 zgjedhjet e mesit të mandatit.

Me gjuhën e shifrave

Mesatarisht, humbjet e Partisë së presidentit që nga Lufta e Dytë Botërore janë: 26 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 3 deri në 4 vende në Senat. Humbjet mesatarisht në Dhomën e Përfaqësuesve, kur miratimi për Presidentin është mbi 50 për qind, janë 14 vende.

Humbjet mesatarisht kur miratimi për Presidentin është më pak se 50 për qind, që nga viti 1970, janë 33 vende. Rezulatet më të këqia në zgjedhjet e mesit të mandatit që nga Lufta e Dytë Botërore:

Demokratët humbën 63 vende në Dhomën e Përfaqësuesve kur President ishte Barack Obama në vitin 2010 dhe 52 vende kur President ishte Bill Clinton në vitin 1994.

Republikanët humbën 30 vende në Dhomën e Përfaqësuesve kur President ishte George W. Bush në vitin 2006 dhe 48 vende, kur President ishte Gerald Ford në vitin 1974.

Sfida historike:

Demokratët fituan 5 vende në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1998, pas procesit të drejtuar nga republikanët për shkarkimin e Presidentit Clinton.

Republikanët fituan 8 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dy vende në Senat in vitin 2002, kur President ishte George W. Bush; ato ishin zgjedhjet e para pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Pjesëmarrja në votime:

Në vitet e zgjedhjeve presidenciale, mesatarisht 50 dhe 60 për qind e amerikanëve, marrin pjesë në votime. Kjo shifër bie në vetëm 40 për qind gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit për në Kongres.

Në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2014: 36.4 percent e votuesve morën pjesë në zgjedhje, shifra më e ulët që nga viti 1942. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016: 58.1 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhje. (Shifrat u morën nga Projekti amerikan i Presidencës, Firma Gallup e Anketimeve dhe Qendra për politika në Univesritetin e Virxhinias.)(VOA)

ma.me

Next Post
Arsimi në shifra skandaloze financimi, ekspertët: Dëme kolosale për të ardhmen e vendit!

Arsimi në shifra skandaloze financimi, ekspertët: Dëme kolosale për të ardhmen e vendit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In