Shtëpia e Bardhë tha sot se Shtetet e Bashkuara i kishin ndihmuar autoritetet e Francës dhe Belgjikës për ta shtuar sigurinë prej sulmeve në Paris dhe se kjo do të vazhdoj.
Këto komente të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u bënë pas përhapjes së lajmit se Salah Abdeslam, personi më i kërkuar në arrati prej sulmeve të Parisit, nga të cilat u vranë 130 vetë, ishte plagosur dhe zënë gjatë të shtënave në Bruksel. Zoti Earnest u tha gazetarëve se nuk ka njohuri nëse presidenti, Barack Obama, është njoftuar për rastin, raporton Reuters nga Uashingtoni.
“Shtetet e Bashkuara qartazi kanë burime dhe kapacitete të rëndësishme dhe ne i kemi përdorë ato për t’i ndihmuar francezët dhe belgët, derisa ata kanë kryer hetime për sulmet dhe derisa ata kanë ndërmarrë hapa në përpjekje për mbrotjen e vendit të tyre”, tha Earnest.
“Ne do të vazhdojmë të mbesin në kontakt me ata për këtë çështje”, tha Josh Earnest.