• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Moti i ashpër pengon shpërndarjen e vaksinave

by Ardit Rada
21/02/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stuhi të mëdha dimërore, i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e energjisë elektrike detyruan mbylljen e më shumë se 2 mijë qendrave të vaksinimit dhe vonuan shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinës në 50 shtetet amerikane gjatë kësaj jave, tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt gjatë një konference shtypi.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara u përfshi nga moti ekstrem gjatë javës së fundit. Reshtje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta si rallë më parë goditën Oklahomën dhe Arkansasin si dhe shkaktuan ndërprerje energjie në Teksas.

Stuhitë u bënë pengesë në përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për shpërndarjen e vaksinave. Në fillim të muajit, më shumë se 1.5 milion doza po shpërndaheshin mesatarisht në ditë.

Moti i ashpër bëri që Presidenti Biden të shtynte vizitën nga e enjtja në të premten në Kalamazu të shtetit Miçigan, për të parë nga afër fabrikën e kompanisë Pfizer që prodhon vaksinat kundër koronavirusit.

Moti po përmirësohet dhe po rifillon me ritmet e mëparshme dërgimi i vaksinave me 1.4 milionë doza vetëm të premten, tha zoti Slavitt.

Një vit pas shfaqjes së virusit në Perëndim

Dje u mbush një vit që kur Italia u bë vendi i parë jashtë konntinentit aziatik që konfirmonte një rast me koronavirus.

Më 20 shkurt 2020, mjekët në Itali diagnostikuan një 38 vjeçar nga Kodonjo me vurisin që sapo ishte identifikuar.

Disa orë më pas, një 77 vjeçar nga rajoni i Venetos vdiq duke u bërë viktima e parë e COVID-it në Perëndim dhe duke treguar se sëmundja kishte filluar të përhapej në komunitet.

Deri tani kjo sëmundje ka lënë mbi 2.4 milionë viktima në shkallë globale dhe ka infektuar mbi 111 milionë të tjerë.

Pasi mbarë bota u vu nën masa të papara izolimi për të futur nën kontroll përhapjen e virusit, shpresa kryesore ishte tek zhvillimi i vaksinave që u realizua në kohë rekord, më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit.

Por në mbarë botën vendet po ndeshin vështirësi në vaksinimin e shpejtë të popullsisë, Probleme të ndryshme janë shfaqur në ciklet e prodhimit që kanë rezultuar në ritme më të ulëta imunizimesh se parashikimet.

Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar se kanë aktualisht më pak se 1000 doza vaksine në disponim.

“Vonesat në shpërndarje kanë pezulluar gjithë përpjekjet e vaksinimit,” tha përmes një postimi të shtunën në Twitter Avery Cohen, zëdhënëse për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Problemet në linjat e prodhimit janë komplikuar edhe nga bllokimi i rrugëve dhe rëndimi i linjave të transportit nga stuhia e rëndë dimërore që ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë ka prova në rritje se vaksinat janë të suksesshme për të luftuar pandeminë.

Sipas autoriteteve në Izrael, për ata që bënë të dyja dozat e vaksinës së Pfizer-BioNTech, rreziku për t’u sëmurur nga COVID-19 ra 98.5% ndërsa rreziku për simptoma të rënda që kërkojnë shtrim në spital ra 98.9%.

Ministria izraelite e Shëndetësisë përpiloi të dhëna të mbledhura më 13 shkurt nga 1.7 milionë izraelitë që ishin vaksinuar deri më datën 30 janar. Periudha dy javëshe që nga vaksinimi deri në mbledhjen e të dhënave i jep mundësi organizmit të krijojë antitrupat që luftojnë virusin.

Në Izrael janë vaksinuar deri tani afro gjysma e popullatës prej 9.3 milionë vetësh. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se brenda dy javëve të ardhshme do të jenë vaksinuar 95% e personave mbi 50 vjeç./VOA/

Next Post
Kosovë/ 1 humbje jete dhe 398 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë/ 1 humbje jete dhe 398 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë

E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë

May 3, 2026
Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

May 3, 2026
Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

May 3, 2026
Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

May 3, 2026
“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

May 3, 2026
Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

May 3, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

May 3, 2026
Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

May 3, 2026
“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

May 3, 2026
Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In