• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, BE, mos na lini vetëm!

by A R
07/11/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Ministria e Brendshme ka prezantuar sot planin e saj për t’i dhënë një goditje të fortë krimit duke filluar që nga trafiku i drogës, ai i vrasjeve dhe pengmarrjeve, ai i rrugës e deri tek krimi ekonomik. Një projekt ky ambicioz, i cili synon të ndëshkojë paligjshmërinë e lejuar dhe ushqyer në këtë vend për 25 vite me rradhë nga qeveritë e djathta dhe të majta në pushtet, të cilat i kanë parë bandat dhe krimin si aleat në luftën për pushtet. Kjo është një e vërtetë e cila sillet para syve të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në çdo moment të jetës së tyre, pasi edhe thelbi i varfërisë edhe pas 25 vitesh ka ardhur si shkak dhe pasojë e kësaj aleance të ndyrë dhe të pacipë.
SHBA dhe BE kanë premtuar se do të jenë në krah të shqiptarëve në këtë betejë të vështirë, duke dhënë asistencë konkrete në burime njerëzore dhe materiale. Ndihma e tyre është jetike që ky plan kundër krimit të jetë rezultativ, në mënyrë që të ndryshojë edhe jetën e qytertarëve shqiptarë. Ndaj SHBA dhe BE nuk duhet t’i lejë shqiptarët vetëm. Nuk duhet të na lejnë vetëm sepse tashmë janë në dritën e diellit ata të cilët duke filluar që nga institucionet më të lartra të shtetit e deri tek dyert e selive të partive, që jo vetëm kanë ushqyer banditizmin në Shqipëri, por kanë mësuar prej këtij banditizmi edhe fenomenin e shantazhit, dhunës verbale dhe kërcënimet për prishje të paqes sociale, sa herë që nuk u dalin llogaritë politike dhe ekonomike. Ata janë trashur e dobësuar, modeluar dhe stiluar në qedrat estetike nga më të shtrenjtat, janë pasuruar nga hiçi, veshin rroba e mbajnë aksesorë nga më të shtrenjtit, shesin e blejnë shtëpi për të justifikuar miliona, bëjnë biznes me pasuritë kombëtare e s’ju dridhet qerpiku që vjedhin haptazi, sigurojnë veten e tyre dhe dy breza me koncesione korruptive, masakrojnë natyrën dhe faunën e Shqipërisë e s’u hyn gjemb në këmbë, e trajtojnë bregdetin sikur t’ua kenë lënë në tapi, lirojnë vrasës nga burgjet e s’japin kurrë llogari, luftojnë me mish e me shpirt të mbajnë në këmbë një drejtësi të kalbur dhe një organ akuze që për vite me rradhë s’ka lëvizur as gishtin kuindër gjithë kësaj babëzie ekonomike, politike dhe banditeske, që e ka bërë këtë vend gjithnjë e më të pabanueshëm e gjithnjë e më të varfër. Ndaj SHBA e BE nuk duhet të na lënë vetëm.
Drama e një vendi që lëngon nga një grusht i kriminalizuar njerëzish në politik, institucione, që krimin e kanë aleat për të terrorizuar miliona shqiptarë, është edhe një turp edhe për vetë perëndimin. Në asnjë vend në Europë nuk ndodh që një grusht njerëzish të marrin peng një komb. Mjafton të kujtojmë se si nuk lanë gjë pa bërë kundër vetting-ut, me zë dhe me figurë, për të kuptuar realisht se cilët janë protagonistët e të gjithë dramës sonë dhe pse jemi në këtë qorrsokak thuajse të pashpresë. Në historinë e Shqipërisë ka pasur qeveri të dështuara, qeveri të kriniminalizuara, qeveri të kurruptuara, qeveri diktatoriale, por qeveritë e këtyre 25 viteve kanë qenë të kriminalizuara dhe të korruptuara deri në palcë. Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që janë qeverisur nga ky takëm qeverish. është edhe përgjegjësia e perëndimit që përkundër premtimeve të 25 viteve më parë për shtet demokratik dhe sundim të ligjit, i la shqiptarët vetëm që të përballen me këtë soj qeverisje. Nuk duhet të na lini vetëm sepse në rradhë të parë moralisht u keni një borxh shqiptarëve. Atë të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit që gjithëkush të mund të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij. Përtej selive të partive politike ky vend është shumë më i bukur se ç’mund të mendohet. Nëse deri tani kjo racë politike na ka marrë të shkuarën dhe të tashmen, ajo nuk duhet të lejohet më tej të na marrë edhe të ardhmen. Ndaj nuk duhet të na lini vetëm.

Next Post
Vorpsi prefektëve: Mos i miratoni buxhetet e bashkive nëse…

Vorpsi prefektëve: Mos i miratoni buxhetet e bashkive nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In