• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ShBA mohon të ketë lidhje me puçin në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby gjatë një konference me gazetarët tha se vendi i tij nuk ka ndonjë lidhje me tentativën e 15 korrikut për grusht shteti në Turqi. Në përgjigje të një pyetjeje në konferencën ditore të shtypit, Kirby reagoi ndaj komenteve që e vendosin ShBA-në prapa tentativës së grushtit të shtetit në Turqi.

“Turqia nuk është vetëm një aleat, por njëherësh edhe mik”, tha Kirby.

Turqia luan një rol të rëndësishëm në operacionet që zhvillohen kundër organizatës terroriste DAESH dhe marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë”,- shto ai.

Kirby iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me ekstradimin e kreut të organizatës FETO/PDY, Fethullah Gulen, duke bërë sqarime edhe për komentet se marrëdhëniet Turqi-Amerikë do të prekeshin nga mos-ekstradimi i Gulenit.

“Në lidhje me Gulenin dhe ekstradimin e tij ne bisedojmë rregullisht me autoritetet turke. Ekstradimi është një çështje që ka të bëjë me provat”, u shpreh Kirby, duke shtuar se ky proces përparon ashtu siç duhet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Siç e kam shprehur edhe më parë, na kanë mbërritur disa dokumente dhe po i analizojmë ato. Por për momentin nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me këtë çështje”,- sqaroi Kirby.

“Ne e kemi dënuar tentativën për grusht shteti dhe i kuptojmë hapat që ka hedhur Qeveria turke pas kësaj tentative. Zgjidhja e kësaj çështjeje deri në fund është një detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve. Çështja duhet të hetohet dhe të ngarkohen me përgjegjësi pjesëmarrësit në këtë tentativë për grusht shteti”,- tha zëdhënësi i departamentit amerikan.

Në përgjigje të pyetjeve mbi masat e marra në Turqi pas tentativës së grushtit të shtetit, John Kirby tha:

“Po ua lë autoriteteve turke të flasin mbi arsyet e vendimit që kanë marrë (pas puçit). Sukseset e tyre demokratike janë të rëndësishme për ne. Me autoritetet turke ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të ngushta gjatë këtij procesi si një vend mik dhe aleat i tyre”.

Gazetarët e pyetën zëdhënësin edhe për takimin që presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) do të realizojë muajin e ardhshëm me kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Turqia është një vend i pavarur dhe i gëzon të gjitha të drejtat për të ndërtuar marrëdhënie dypalëshe dhe shumëpalëshe, që ajo mendon se do ta forcojnë dhe përparojnë edhe më shumë. Për ne ajo që është e rëndësishme në lidhje me Turqinë ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi ndërtuar me këtë vend në kuadër të NATO-s dhe koalicionit kundër DAESH-i”,- vlerësoi John Kirby.

ma.me

Next Post

Meta: Seanca caktohet për 2 ditë, deri në 11 gusht deputetët pushim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In