• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, mënyra e zgjedhjes: Populli sot nuk voton direkt për presidentin

by Java News
08/11/2016 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga ç’ndodh në shumë vende të botës, në SHBA nuk është vota e popullit ajo që përcakton se cili kandidat do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes votës elektorale nga 538 anëtarët e Kolegjit zgjedhor.

Këta të fundit janë një grup njerëzish të quajtur ndryshe si elektorët e mëdhenj të cilët zgjidhen nga populli. Për shembull California ka 53 anëtarë në dhomën e përfaqësueseve dhe 2 në senat, gjithsej ky shtet siguron 55 vota elektorale.

Por çfarë kuptojmë me votë elektorale? Ishin pikërisht etërit e kushtetutës të cilët vendosën në vitin 1787 këtë sistem me qëllimin për të mbrojtur shtetet e vogla nga dominimi i atyre me popullatën më të madhe.

Secili nga 50 shtetet amerikane ka numër të barabartë të votave elektorale me numrin e anëtarëve të Kongresit. Nëse rezultatet e zgjedhjeve janë të barabarta, ose rezultat është i ngushtë atëherë është Dhoma e Përfaqësuesve ajo që zgjedh presidentin.

Pse pikërisht ky numër, 538 anëtarë? Është shuma e 435 përfaqësues te kongresit, plus 100 senatorët dhe 3 përfaqësuesit e distriktit të Kolumbias.

Ata mblidhen në 19 dhjetor për të zgjedhur presidentin dhe në 20 janar Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës merr zyrtarisht detyrën. Sa më shumë njerëz të ketë një shtet aq më shumë vota elektorale sigurohen.

Për shembull nëse Teksas ka një popullsi prej 25 milionë banorësh atëherë siguron 38 vota të kolegjit zgjedhor, nëse Delware ka një popullsi prej 936000 atëherë siguron vetëm 3 vota elektorale.

Kandidati fitues duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale nga totali. Në të gjitha shtetet përveç Maine dhe Nebraskës, kandidati që merr më shumë vota fiton të gjithë votuesit e mëdhenj të shtetit. Kështu fitues nuk shpallet ai që merr votat më të shumta popullore, por ai që siguron numrin më të madh të votuesve të mëdhenj pra të elektorëve.

Por a mundet që një kandidat i cili merr më pak vota popullore se rivali të behet president? Po historia amerikane ka shembuj të tillë.

Rasti i George W. Bush,tregon më së miri rolin e votës elektorale. Edhe pse Bush, kishte mbi 500 mijë vota popullore më pak se kandidati i tij Al Gore, ai u shpall president i Shteteve të Bashkuara me 271 vota të Kolegjit Zgjedhor.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Ambadadori i Kosovës në Tiranë lë detyrën, kandidon për kryebashkiak në Drenas

Ambadadori i Kosovës në Tiranë lë detyrën, kandidon për kryebashkiak në Drenas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ekonomia te diplomacia, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Çfarë paralajmëroi presidenti amerikan?

Nga ekonomia te diplomacia, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Çfarë paralajmëroi presidenti amerikan?

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In