• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambadadori i Kosovës në Tiranë lë detyrën, kandidon për kryebashkiak në Drenas

by Java News
08/11/2016 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy partitë e koalicionit qeveritar të Kosovës kanë bërë të ditura kandidatët e tyre për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen me 4 dhjetor, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, i cili u dënua me shtatë vite burg për krime lufte.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci është kandidatura e Partisë Demokratike të Kosovës për këtë post, ndërsa partneri i kësaj partie në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Bedri Nikën.

PDK ka komunikuar lajmin duke thënë se vendimi për kandidaturën e Lladrovcit vije pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Ndërsa për kandidatin e LDK-së për kryetar komune, sipas komunikatës nga kjo parti, ka vendosur kryesia e LDK-së.

“Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garoj e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas”, thuhet në komunikatën e LDK-së, raporton “Insajder”.

Në zgjedhjet e 2013-ës kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku kishte fituar 63.44 për qind të votave për kryetar komune ndërsa ai i LDK-së 5.05 për qind të votave.
Panorama/d.i.

Next Post
Ilva Tare/ Një grua Presidente

Ogur i mirë për Clinton, fiton në Guam dhe kryeson në Ohio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com