Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për të qenë prokuror i përgjithshëm në shtetet e bashkuara, pas akuzave për sulme seksuale.
Ai ka thënë se vlerëson mbështetjen e shumë njerëzve, por nominimi i tij nga Trump. Njoftimi erdhi një ditë pasi Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ra dakord për publikimin e një raporti mbi akuzat ndaj Gaetz, dhe pasi ai u takua me senatorë republikanë, mbështetja e të cilëve do të ishte e nevojshme për t’u bërë prokuror i përgjithshëm.
Pasi u nominua nga Trump, Gaetz dha dorëheqjen nga Kongresi, por mbeti nën vëzhgimin e Komitetit të Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve
Gaetz është përballur me një hetim gati tre-vjeçar të Departamentit të Drejtësisë mbi akuzat për trafikim seksual që përfshinte një vajzë 17-vjeçare. Ai i mohon akuzat dhe nuk është përballur me kallëzime penale. Gaetz ishte gjithashtu nën vëzhgim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve për akuza më të gjera, duke përfshirë sjellje të pahijshme seksuale dhe përdorimin e paligjshëm të drogës.
Hetimi u ndal të mërkurën më 13 nëntor, kur zoti Gaetz u largua nga Kongresi – i vetmi forum ku komiteti ka juridiksion. Gaetz, 42 vjeç, ka qenë një mbështetës besnik i presidentit të 45-të dhe është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet e administratës që po bëhen në Mar-a-Lago.
Donald Trump ka dhënë një deklaratë për tërheqjen e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Matt Gaetz, duke shprehur vlerësimet ndaj tij, ndërsa shton se ka një të ardhme të shkëlqyer përpara.
“Matt ka një të ardhme të mrekullueshme dhe mezi pres të shikoj të gjitha gjërat e shkëlqyera që do të bëjë!”, ka thënë Trump.