• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA mbështet rotacionin politik më 25 prill? Reagon për herë të parë ambasadorja Yuri Kim

by A R
28/01/2021 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, sqaroi në emisionin “Real Story”, deklaratën e saj të bërë pak kohë më parë në po të njëjtin emision mbi rotacionin politik në Shqipëri.

Kryediplomatja amerikane tha se deklarata e saj nuk nënkuptonte që SHBA është për rotacion politik, por se ndryshimet e qeverive apo transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore janë të mira.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Tani, kthehemi tek zgjedhjet në Shqipëri; në intervistën tonë të parë në verë, një nga përgjigjet tuaja, e cila ishte përgjigje normale për një pyetje normale timen, se sa i mirë, rifreskues është rotacioni politik, në fakt i gëzoi shumë njerëz në opozitë. E morën si mesazh se SHBA mbështet rotacionin, rotacionin politik në vend. I qëndroni atij pohimi?

Ambasadorja Kim: Më lejoni ta sqaroj këtë. Ajo që doja të thoja është se, në parim, ndryshimet e qeverive, transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore, janë të mira dhe për këtë janë zgjedhjet. Por zgjedhjet janë edhe për zgjedhjen që bëjnë votuesit ndaj nuk është për mua apo ndokënd tjetër jashtë Shqipërisë që të komentojë se kur duhet të ndodhë tranzicion dhe kush duhet të zgjidhet. Këtë e vendosin votuesit shqiptarë.

Sokol Balla: Dakord, kjo qeveri mendon se i takon të luftojë për një mandat të tretë, por është një territor me akull ky sepse, nëse fitojnë, do ishte hera e parë që një parti e vetme qeveris vendin për një periudhë të gjatë kohe, e cila mund të shkojë në 12 vjet. Për mua, është një eksperiment i ri social që s’ka ndodhur më parë. Ju thatë dhe ne sigurisht e dimë që është vullneti i popullit për të vendosur partinë që do qeverisë për katër vitet e ardhshme. Varet nga ata, sa kohë që rezultati është i pastër dhe i lirë. A shihni problem tek kjo?

Ambasadorja Kim: Iu përgjigjët pyetjes tuaj, Sokol…

Sokol Balla: E di, e di. Po mendoj me zë…

Ambasadorja Kim: …e vendosin votuesit. Nuk është gjë që e vendos ambasadorja amerikane apo ndonjë i huaj tjetër.

/a.r

Next Post
“10 mijë € për frymë”, habit Florion Mima: Premtim pa afat, synojmë ta bëjmë në vitin… 2030

"10 mijë € për frymë", habit Florion Mima: Premtim pa afat, synojmë ta bëjmë në vitin... 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In