• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SHBA: Kosova dhe Serbia nuk kanë liri të pakufizuar në dialog!

by Java News
16/08/2018 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane, në një përgjigje për Gazetën Express, ka bërë të qartë pozicionin e saj lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Aty thuhet se SHBA-ja do ta lërë në duart e dy shteteve marrëveshjen e tyre, por u bën me dije palëve se nuk do të kenë liri të pakufizuar të veprimit.

Pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të deklarohen për spekulimet e shumta të javëve të fundit për shkëmbimin ose jo të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përgjigje për Gazetën Express, jep qëndrimin e saj rreth deklaratave të fundit të liderëve politikë rreth ndryshimit të kufijve.

Fillimisht, SHBA-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që marrëveshja mes tyre të jetë e qëndrueshme dhe të mos krijojë tensione në Ballkan.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon jostabilitet në cilindo shtet apo në rajon”, thotë Ambasada amerikane, në përgjigjen e saj.

Përveçse nuk do të lënë hapësirë për plane që sjellin destabilizim, – e që idetë që burojnë nga treshja Thaçi, Vuçiq e Daçiq, po shihen si destabilizuese, – Ambasada Amerikane bën të qartë se palët nuk do të kenë liri të pakufizuar për të vendosur mbi fatin e shteteve të tyre.

“Ne do të vështrojmë shumë seriozisht dhe me shumë kujdes atë për të cilën palët bien dakord. Kjo nuk nënkupton liri të pakufishme të veprimit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Amerikanët sqarojnë se do t’i lënë palët të bien dakord, por marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, do të vuloset nga ta.

“Për aq sa kemi shqetësime për elementet specifike të cilësdo marrëveshjeje të propozuar, ne do të jemi të qartë me palët lidhur me këto”.

Ky sqarim i Ambasadës amerikane vjen pas një heshtjeje rreth qëndrimit të superfuqisë botërore. Në mungesë të një pozicionimi të qartë të SHBA-së është raportuar për plane të fshehta që janë kurdisur nga njerëz të Donald Trump-it dhe Rusia për ndarjen e Kosovës.

“Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë mbi procesin, që të pakësojnë retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive. Në këtë pikë ne nuk duam të hyjmë në një debat publik rreth elementeve hipotetike të një zgjidhjeje që mund të dalë nga negociatat”, ka thënë sot Ambasada amerikane.

Në fillim të këtij viti, kur për idenë e shkëmbimeve të territoreve vetëm po raportohej, Ambasada amerikane këpuste çdo shpresë se diçka e tillë mund të ndodhë.

Mirëpo, ndryshimi i kufijve filloi të konkretizohej me deklaratat e liderëve, përkatësisht me idetë e Presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”, presidentit Aleksander Vuçiq për “përcaktim” .

Qendrimi i Ambasadës Amerikane bëhet i ditur pak pasi shtetet e tjera të QUINT-it, kundërshtuan çdo formë të prekjes së kufijve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq, në Berlin ua bëri të qartë Thaçit e Vuçiqit se nuk guxon të preken kufijtë në Ballkan.

Edhe Britania e Madhe ka dhënë qëndrimin e saj kundër prekjes së kufijve. Në një intervistë për Televizionin 7, ambasadori Ruairi O’Connell, tha se lëvizja e kufijve sjell destabilizim. /Express/ma.me

Next Post
Fjalë të rënda me Mourinhon, Pogba kërkon të largohet nga Man. United

Fjalë të rënda me Mourinhon, Pogba kërkon të largohet nga Man. United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In