• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘SHBA ka më shumë dosje se vetë SHISH’/ Klosi për kërcënimin e Palmer: Listë me emra të korruptuarish, ja si i marrin të dhënat

by Java News
14/01/2021 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dosje dhe listë me emrat për të gjithë të korruptuarit në Shqipëri. Paralajmërimi ka ardhur nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një reagimi mbi deklaratën e fortë të bërë dy ditë më parë nga Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

Ky i fundit u shpreh se do të ketë bllokime vizash për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, ndërsa zoti Klosi në një prononcim për gazetën “SOT” ka dhënë dje detaje nga koha kur ai ka drejtuar SHISH.

Klosi zbuloi të fshehtat si i marrin amerikanët të dhënat, ndërsa pohoi se SHBA-të kanë listë me emra të zyrtarësh dhe politikanësh të korruptuar shqiptarë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një listë me zyrtarët, politikanët e korruptuar në Shqipëri.

Qysh në kohën kur unë kam qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, që nuk shtrohej fare ky problem që kishim përpara ndonjë detyrë sikundër është kjo që lidhet me fushatën dhe mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, amerikanët dhe këtë madje e kam konstatuar vetë si kreu i SHISH, kanë pasur të dhëna të plota lidhur me të gjithë zyrtarët shqiptarë, por edhe për politikanë që nuk ishin zyrtarët nga opozita dhe mazhoranca.

Pra, Uashingtoni ka një listë me zyrtarë të korruptuar që nga momenti në moment pritet t’i shpallë “Non Grata” nëse e sheh të arsyeshme”, deklaroi ai.

SHBA ka më shumë dosje se vetë SHISH: Më tej gjatë prononcimit të tij e teksa ka zbuluar detaje të pathëna ndonjëherë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi pohoi se amerikanët kanë më shumë dosje se vetë SHISH për zyrtarët e korruptuar dhe jo vetëm, ndërsa shtoi se burimet e informacioneve SHBA i ka kudo.

Sipas tij, kryefjala e amerikanëve është që të hetojnë përpara se të bashkëpunojnë me një vend, pasi ata kanë alergji nga të korruptuarit.

“Burimet e amerikanëve janë të shumta dhe ata janë të interesuar të hetojnë dhe të dinë se me çfarë vendi janë duke bashkëpunuar, aq më tepër që ne do të hynim në NATO dhe tanimë presin të hyjnë në BE.

Kështu që nga kjo pikëpamje ata kërkonin informacion nga ne, madje ndonjëherë kishin informacion më shumë se ne për këdo.

Po ashtu edhe vende të BE kanë informacione dhe lista me emra zyrtarësh të korruptuar, por në zyrat e DASH është lista e plotë e të korruptuarve shqiptarë dhe jo vetëm”, u shpreh ai.

Mbledhja e informacioneve: Po ashtu, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi zbuloi se një ndihmë të mirë amerikanëve për të pasur një panoramë të qartë mbi zyrtarët dhe politikanët e korruptuar shqiptarë iu shkon edhe nga investitorët, të cilët sipas tij, sapo kthehen në SHBA japin informacione dhe detaje mbi ata që kanë parë e përjetuar në Shqipëri.

“Ndërkohë me sa kam dijeni unë, amerikanët përveçse burimeve të tyre zyrtare, merrnin informacion për klimën politike dhe ekonomike në Shqipëri edhe nga investitorët e tyre që vinin në Shqipëri për të investuar.

Pra, kur këta të fundit ktheheshin në SHBA, ata jepnin detaje të plota mbi vizitën, si u pritën, a hasën në korrupsion, etj. Pra, para se amerikanët të bashkëpunojnë, hetojnë. Dhe jam plotësisht i sigurt që amerikanët kanë informacion të bollshëm për të korruptuar dhe këto llafe nuk janë lëshuar për të trembur njerëz, por për ta bërë realitet luftën kundër korrupsionit”, tha ai.

Ndërkohë, duke komentuar zërat se SHBA i ka bllokuar vizën ish-kryeministrit Sali Berisha, zoti Klosi theksoi se do t’i pëlqente që kjo gjë të ishte e vërtetë. “Nuk e di nëse është e vërtetë që amerikanët i kanë bllokuar vizën ish-kryeministrit Sali Berisha!

Por do të më pëlqente që SHBA ta shpallte “Non Grata” Sali Berishën, pasi është personi që i ka bërë një mijë të zeza këtij vendi.

Berisha e meriton të shpallet “Non Grata” nga amerikanët, pasi i ka bërë shumë dëm vendit tonë në këto 30 vite. Saliu e futi politikën shqiptare në rrugën e acarimit, përplasjeve dhe nga kjo pikëpamje ai e meriton të jetë i padëshirueshëm nga amerikanët”, nënvizoi Klosi.

g.kosovari

Next Post
“Ku është avokati…apo?”/ Me kokën e ulur, sanitarja përballet me të papriturën, pret në heshtje masën

"Ku është avokati…apo?”/ Me kokën e ulur, sanitarja përballet me të papriturën, pret në heshtje masën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com