• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i jep një vit burg britanikut që tentoi të vriste Trumpin

by Java News
14/12/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britaniku i cili u përpoq të rrëmbente një armë me synimin për të vrarë ish-kandidatin republikan për president, tashmë president i zgjedhur Donald Trump, është dënuar me një vit e një ditë burgim. Michael Sandford, 20 vjeç, pranoi fajësinë në shtator, si një i huaj i paligjshëm nën zotërimin e një arme zjarri dhe me synimin për t’i bërë keq një zyrtari. Ai u akuzua për rrëmbimin e armës së një polici gjatë një mitingu në Las Vegas, për të qëlluar kandidatin e atëhershëm republikan.

Nëna e tij, gjithsesi, thotë se “ai është penduar për veprimin e tij”. Sandford, i lindur në Dorking të Surrey, rrezikonte deri në 10 vite burgim me akuzën e një komploti vrasjeje.

Gjykata vendosi mundësinë që ai të mund të lirohet pas vetëm 4 muajsh, moment pas të cilit ai duhet deportuar menjëherë për në Britaninë e Madhe. Pala mbrojtëse tha se klienti i tyre ishte autik dhe vuante nga krizat, ankthi dhe shtrëngimi.

Pas arrestimit, Sandford u tha oficerëve se kishte planifikuar të qëllonte kandidatin republikan, një manjat pasurish të paluajtshme. Sipas asaj që u dëshmua në gjykatë, ai dështoi t’i rrëmbente armën oficerit.

E ëma e tij tha se kishte humbur kontaktet me djalin e saj, që kur ai ishte larguar nga shtëpia për të udhëtuar drejt SHBA-ve në vitin 2015. Në të kaluarën ai nuk kishte shfaqur asnjëherë interes ndaj politikës, ndaj dhe nëna nuk mundet ta shpjegojë arsyen se përse ai donte ta qëllonte Trumpin.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sandford ishte i pastrehë dhe jetonte në mënyrë ilegale në SHBA teksa i kishte skaduar viza, ndërsa shërbimeve sekrete i kishte thënë se kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Nevadës me objektivin për të vrarë Trumpin.

Dokumentet treguan me detaje sesi ai kishte thurur planin për sulmin në fjalë prej rreth një viti, ndërkohë që kishte shkuar në një poligon në Las Vegas ditën përpara aktit për të mësuar sesi të qëllonte, duke shtënë plot 9 herë me një pistoletë “Glock” të kalibrit 9 mm.

Ai i kishte rrëfyer një oficeri se priste që të vdiste pas sulmit, por nga ana tjetër, ai kishte edhe bileta për një tjetër miting të Trumpit në Arizona, nëse do t’i nevojitej një mundësi e dytë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
A duhej tani ligji i plehrave?!

Gjykata Kushtetuese mes “Skillës dhe Karibdës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In