• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Gjykata Kushtetuese mes “Skillës dhe Karibdës”

by A R
14/12/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të jetë nga të paktat momente në vitet e fundit, kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me padurim që të tregojë përgjegjësinë e vërtetë institucionale para fateve të vendit. Ardhja e opinionit të Venecias lidhur me kërkesën e adresuar drejt saj nga ky institucion për çështje të Reformës në Drejtësi, përveç mpirjes nga ana e strukturave mohuese të Drejtësisë ka sjellë shi deklaratash. Veç ambasadorëve, i gjithë spektri politik ka bërë interpretimet e veta. PS-ja me anë të kryeministrit e ka përshëndetur me emfazë dhe e ka inkurajuar, kurse PD-ja veç vlerësimit kortezial ka aluduar për një shikim të kujdesshëm të Kushtetueses! Ajo që ka mbetur tashmë në shesh për të është e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë në interes të fateve të vendit e me shumë prioritet çështjen e Ligjit të Vetingut. Jo thjesht se me të lehtësohet një nga pikat me detyrimin më të madh për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian, por se zgjidhet një nga rebuset më të mëdha të Reformës së Drejtësisë, që po mban peng fatet e integrimit të vendit.

Partia Demokratike po luan tashmë me nervat e publikut dhe vështirësinë e perceptimit publik të Ligjit, duke i kërkuar indirekt Gjykatës të jetë e kujdesshme, që do të thotë pak a shumë të shqyrtojë ligjin sipas kërkesave të mëparshme të PD-së, ku kërkesa bazë mbetet ‘shikimi i kujdesshëm’, që ndoshta mund të lexohet edhe si hedhja e ligjit. Në një farë mënyrë, po ndodhi kjo që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë Vetting-un, i bie të mbetet sërish status quo-ja e këtij grupimi kaq të kriminalizuar e të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë që ndoshta është e para herë, pas kazusit të kufirit detar me Greqinë, kur Gjykata Kushtetuese i duhet të përshfaqë realisht që është një institucion mbi palët e që mendon thjesht e drejt për interesat e vendit.

Deri më sot janë të shumta nismat e qeverisë dhe mazhorancës që janë rrëzuar me arsyetime të shumta nga Gjykata Kushtetuese. Plot 17 syresh, por që barazohen me zero nëse interpretimi që do t’i bëjë ajo Vetting, pas ardhjes së opinionit të Venecias, do të jetë i prituri. Paradoksi i vonesës rëndohet disi edhe pasi vetë kjo Gjykatë ka kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias. Që do të thotë sesi autoritet kryesor i Drejtësisë nuk mundet të rrëzojë asistencën profesionale që ka kërkuar vetë.

Të shumta kanë qenë reagimet e publikut dhe të Shoqërisë Civile, por është koha që politika e dy krahëve dhe ambasadorët e huaj duhet të heshtin realisht për t’i lënë vend faktit se Shqipëria i ka institucionet e saj.

Edhe pse në masë besohet se kjo Reformë në Drejtësi nuk do të sjellë pavarësi të gjyqësorit, për shkak se sistemi është i kalbëzuar deri në qelizë, ai shënon realisht një fillim të ri.

I vetmi problem, përpara të gjithëve është udhëtimi i Kushtetueses drejt kësaj Reforme: Pra nëse do të udhëtojë duke mbyllur veshët nga politika e dy krahëve dhe diplomacia e huaj, që i qëndron në dy krahët si Skilla dhe Karibda apo do të ecë përpara në dobi të integrimit të vendit. Shqiptarët dhe fati i vendit pret të mbërrijë në Itakën e shumëpritur. Vendimi është i Kushtetueses, mbase i dhimbshëm për një palë politike apo dhe të dyja bashkë, por i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët është të shkojnë, atje ku u takon të jenë: Në familjen evropiane. (Javanews)

 

Next Post
(VIDEO) Fëmijët sirianë që jetojnë në Tiranë, ëndërrojnë kthimin në atdhe

"Ju lutem, ndalojeni luftën, fëmijët kanë të drejtë të jetojnë", letra e 8-vjeçares shqiptare për presidentin sirian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In