• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA/James Rubin nuk mendon se ndryshimi i territoreve sjell pranimin në OKB

by Java News
12/09/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, nuk beson që ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje paraprake mes këtyre dy shteteve, do të mund t’i sillte Kosovës pranimin në OKB.

Në një intervistë të shkurtër për Kallxo.com, Rubin tha se Rusia është forcuar që nga koha kur ai ka qenë pjesë e diplomacisë amerikane, në vitet 1997-2000.Rubin ka qenë zëvendës i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në mandatin e dytë presidencial të Bill Clinton dhe ka mbajtur detyrën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit në periudhën e krizës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke u bërë figurë e njohur për shqiptarët e Kosovës atëbotë.

Gati dy dekada më vonë, Rubin mendon se lufta në Kosovë përfundoi “goxha mirë” në krahasim me luftërat e tjera pasi një marrëveshje e paqes e arritur në qershor të vitit 1999 mundësoi kthimin e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në shtëpitë e tyre.

“Ky ka qenë rikthimi më i shpejtë ndonjëherë i refugjatëve në histori të botës. Më shumë se 1 milion njerëz u kthyen brenda javëve. Ishte e pabesueshme. Ishte parandaluar kasaphanja në Kosovë”, tha ai.

“Kishim një plan të luftës, e kishim botën në anën tonë dhe njerëzit e këqij hynë në burg dhe u përballen me drejtësinë”, rikujton ai.Tani kur Kosova ka hyrë në vitin e 20-të të çlirimit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke insistuar në idenë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia shoqëruar me anëtarësimin e Kosovës në OKB.Por në sytë e Rubin, kjo e fundit ka shumë pak gjasa që të ndodhë për shkak të kundërshtimeve të Rusisë në Këshillin e Sigurimit, ku mban karrigen e anëtares së përhershme, me të drejtë vetoje.

“Rusët më të mirë të mundshëm i kishim në vitin 1999. Çdo vit ata janë përkeqësuar. E qartë që rusët nuk e duan Kosovën e pavarur sepse mendojnë se kjo është e keqe për ta: çka është e mirë për Amerikën ata e konsiderojnë të keqe për ta dhe edhe pse Rusia nuk ka kurrfarë interesi nacional për Kosovën, ata e bllokojnë vetëm e vetëm e vetëm për inat të Amerikës”, thotë Rubin.

Kur u pyet se a beson që Rusia do ta njohë Kosovën dhe do të mund t’i lejojë ulëse në OKB në qoftë se Serbia e njeh Kosovën, ai tha: “Unë asnjëherë nuk do t’u besoja rusëve. Asnjëherë. E vetmja mënyrë që do të mund t’u besoja, dhe kjo nuk nënkupton se do t’u besoja ndonjëherë, është nëse do të kisha të gjitha garancitë që Rusia do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Por nuk do të bëja asgjë bazuar vetëm në spekulime.

Do ta kenë vështirë të mos e pranojnë Kosovën nëse e pranon Serbia por nuk e di a do ta pranonin. Me fjalë tjera, para se edhe të mendoja për këtë çështje, do të duhej të sigurohesha që rusët e pranojnë pranueshmërinë e Kosovës së pavarur nga Serbia”, tha Rubin.Në opinionin e ish-diplomatit amerikan, Serbia tani po kërkon që ta gjejë një zgjidhje për Kosovën sepse është në qorrsokak.

“Tani kemi lidershipin serb që mendojnë: ‘jemi të bllokuar, nuk ka gjasë që ta çojmë vendin tonë përpara përderisa ta zgjidhim këtë gjë (problemin e Kosovës), kështu që le të dalim me një plan që duket logjik, ta provojmë: ka shumë vende me më shumë serbë se shqiptarë dhe vende tjera me më shumë shqiptarë se serbë dhe të shikohet a mund të ndodh ndonjë ndryshim (në kufi). E kuptoj që do të mund të jenë nisur nga ky pikëvështrim.”

“Por nëse do më pyeste mua qeveria e Kosovës për këtë apo autoritetet në Prishtinë, atëherë kjo do të ishte shumë pyetje e vështirë.

Nuk di çka do thosha! Kjo është sikur të më kërkohet të zgjedh mes të qenurit parimor apo të qenurit pragmatik. Po e kuptoj këtë si pyetje se ‘a duhet të jemi pragmatikë dhe të shikojmë nëse mund ta mbyllim këtë rrëmujë, këtë obsesion të Putinit me (mosnjohjen) e Kosovës (në OKB). Pse Putin duhet të brengoset për Kosovën unë këtë nuk e di, sepse nuk është interes nacional rus. Arsyeja e vetme pse ata brengosen është sepse ata (rusët) duan ta nënçmojnë Amerikën, nuk shoh ndonjë interes (tjetër)”, thotë ai.

Por sipas Rubin, një gjë është e qartë, ndryshimi i kufijve të shteteve është një ide që i konvenon dhe që e promovon vazhdimisht vetëm Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që edhe u aplikua me aneksimin e krahinës ukrainase të Krimesë.

“Ne kemi shtyrë idealin se ‘kufijtë në Europë nuk mund të ndryshohen, ata janë të përcaktuar dhe ne nuk duam ta lejojmë politikën, luftën dhe kërcënimet t’i ndryshojnë kufijtë. Në ndërkohë, Putin po e bën këtë çdo ditë në Ukrainë, Krime, çdo ditë ai po e shkatërron këtë parim me luftë. Çdo ditë. Kjo është ajo çka Putin ka bërë, shkatërrimin e parimeve për të cilat ne kemi luftuar (dhe të cilat kanë vlejtur deri tash)”, tha Rubin, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Vajza e Azem Hajdarit: Ato që bëri ai në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Vajza e Azem Hajdarit: Ato që bëri ai në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In