• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore

by E S
19/04/2025 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar që të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.

Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë.

SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë.

Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.

“Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim”, tha Araqchi.

Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”

“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.

Por, shtoi ai, se “duhet të jetë diçka që jo vetëm e ndalon Iranin të ketë armë bërthamore tani, por edhe në të ardhmen”.

Rubio tha se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij janë për qëllime civile, si prodhimi i energjisë elektrike.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, presidenti Donald Trump, që ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, rinisi fushatën e “presionit maksimal” të sanksioneve ndaj Iranit.

Muajin e kaluar, ai i dërgoi një letër liderit suprem të Iranit duke i bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve, teksa paralajmëroi për një veprim ushtarak nëse diplomacia dështon.

Gjatë javës së fundit, Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë dërguar mesazhe të ndryshme dhe ndonjëherë kontradiktore rreth qasjes së SHBA-së ndaj bisedimeve. Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar dërgimin e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi në rajon, si dhe një aeroplanmbajtëse.

“Nuk kam nguti” për të përdorur opsionin ushtarak, u tha Trump gazetarëve më 17 prill. “Mendoj se Irani dëshiron të bisedojë”.

Më 18 prill, ai u shpreh: “Unë jam për ndalimin e Iranit, shumë thjesht, nga posedimi i një armë bërthamore. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Dua që Irani të jetë i mrekullueshëm, i begatë dhe fantastik”.

Në një intervistë më 14 prill për Fox News, Steve Witkoff tha se SHBA-ja ishte e hapur ndaj një programi bërthamor të kufizuar për Iranin.

Por, më pas ai e tërhoqi atë deklaratë përmes një postimo në rrjetet sociale, duke sugjeruar se i gjithë programi duhej shkatërruar.

Roli i Izraelit në debatin mbi ambiciet bërthamore të Iranit është gjithashtu vendimtar. Zyrtarët izraelitë janë zotuar ta pengojnë Teheranin që të ketë armë bërthamore, dhe sipas disa mediave, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajt në vijim.

Ndërkohë, Trump thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk e mbështet një lëvizje të tillë.

Ish-zyrtarë dhe ekspertë kanë thënë prej kohësh se Izraeli do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme ushtarake – dhe armë – nga SHBA-ja për të shkatërruar objektet dhe rezervat bërthamore të Iranit, disa prej të cilave ndodhen në ndërtesa nëntokësore./ REL

Next Post
Kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali. Detaji që e “tradhtoi” gjatë kontrollit

Kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali. Detaji që e "tradhtoi" gjatë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In