• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA i garantoi Bashës se…”/ Kreshnik Spahiu: Konflikti në PD, i pashmangshëm, mund të ketë dhunë. Berisha e Meta…!

by Java News
10/12/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreshnik Spahiu është i bindur se PD do të ndahet në dy parti. Vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, në selinë e PD e sheh si garanci për Lulzim Bashën që nuk do të largohet me dhunë.

Nga emisioni “Zona Zero” në Top News, Spahiu tha se amerikanët i kanë garantuar Lulzim Bashës se do jetë ai që do të mbajë çelsat e partisë dhe logon.

Ndërsa nuk e përjashton edhe dhunën, Kreshnik Spahiu beson se do jetë gjykata ajo që do të vulosë fatin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, si dhe të ardhmen e PD-së.

“Dy Kuvendet e PD, zyrtarizojnë ndarjen në dy parti. Ardhja e të dërguarit amerikan ishte për t’i dhënë garanci Lulzim Bashës se nuk do të largohet me dhunë. Konflikti është i pashmangshëm. Konflikti Basha-Berisha do të eskalojë në dhunë. Basha ka humbur elektoratin. Atij i është garantuar mbajtja e çelsave, zyrës dhe logos nga SHBA, por nuk ka mbështetje në elektorat.

Amerikanët e mbështesin pasi kuptojnë se ka humbur terren. Berisha do të marrë elektoratin dhe me elektoratin do tentojë të marrë partinë. Do kemi proces gjyqësor dhe gjykata do thotë se zyra dhe logoja e partisë i takon Bashës. Kjo do bëjë që Berisha të krijojë parti të re”, tha Kreshnik Spahiu.

Sipas Spahiut, shumë shpejt do të kemi një bashkëpunim të ri mes Sali Berishës dhe Ilir Metës

“Berisha me Ilir Metën do të krijojnë një konfiguracion të ri politik. Ky bashkim është tradicional”, tha ai./m.j

Next Post
“Unë e di që do vazhdojmë këtë bashkëpunim së bashku, i dashur Olaf”/ Kancelari i ri gjerman pritet nga Macron në Paris

"Unë e di që do vazhdojmë këtë bashkëpunim së bashku, i dashur Olaf"/ Kancelari i ri gjerman pritet nga Macron në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com