• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i akuzojnë si grup terrorist Rojet Revolucionare të Iranit

by Java News
08/04/2019 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara po cilësojnë një entitet të një qeverie tjetër si organizatë terroriste. Fjala është për Rojet Revolucionare Iraniane, (IRGC), organizata më e fuqishme e sigurisë së Republikës Islamike.

 

“Ky hap i pashembullt, i udhëhequr nga Departamenti i Shtetit, njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një mbështetës shtetëror i terrorizmit, por edhe se IRGC merr pjesë aktive, financon dhe promovon terrorizmin si mjet i politikës shtetërore”, tha Presidenti Donald Trump në një deklaratë. “IRGC, – tha ai, – është mjeti parësor i qeverisë iraniane për drejtimin dhe zbatimin e fushatës së saj terroriste globale.”

 

Ky veprim i SHBA, i cili hyn në fuqi pas një jave dhe përfshin forcën sekrete elitë Quds të IRGC, nënkupton se ofrimi i çdo lloj mbështetjeje për IRGC do të konsiderohet krim federal.

Ky hap “i bën mëse të qarta rreziqet e bashkëpunimit ose mbështetjes për IRGC-në,” sipas deklaratës së Presidentit Trump. “Nëse bashkëpunoni me IRGC, kjo do të thotë se po financoni terrorizmin,” tha Presidenti i SHBA.

Pak minuta pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri komente në Departamentin e Shtetit. Ai tha se IRGC “organizon dhe ekzekuton fushata terroriste anembanë botës”.

Zyrtarët e SHBA, në komentet për gazetarët, gjithashtu i referohen IRGC-së si një “kult vdekjeje”, që është fytyra e vërtetë e politikës së jashtme iraniane.

“Udhëheqësit e Iranit janë grabitës, jo revolucionarë”, u tha gazetarëve zoti Pompeo, duke shtuar se me njoftimin e së hënës Uashingtoni po dërgon mesazhin e qartë se SHBA po përdorin të gjithë presionin që Irani të ndalë “sjelljen e jashtëligjshme” të tij.

Sekretari Pompeo nuk pranoi të thoshte, kur u pyet nga një gazetar, nëse përcaktimi si terrorist nënkupton se ushtria amerikane do të verë në shënjestër krerët e IRGC-së në të njëjtën mënyrë si ata të grupit Shteti Islamik.

Irani u përgjigj ndaj vendimit të SHBA, duke vënë forcat ushtarake amerikane në listën e tij të grupeve terroriste. Gjeneralmajori Mohammed Ali Jafari kishte paralajmëruar më parë se forcat amerikane në Lindjen e Mesme “nuk do të gjejnë më qetësi” nëse administrata Trump nuk i ndryshon planet për IRGC-në.

“Si praktikë, ne nuk diskutojmë për ndryshimet në nivelet e mbrojtjes së trupave apo masat e ndryshme, kjo për arsye të sigurisë operacionale”, tha zëdhënësja e Marinës, Rebecca Rebarich, duke shtuar se ushtria “ka marrë masa kujdesi për të garantuar sigurinë e forcave tona në të gjithë botën”.

Disa zyrtarë të lartë amerikanë të zbulimit dhe të mbrojtjes mendohet se janë shprehur kundër vendimit, nga shqetësimi se udhëheqësit iranianë të vijës së fortë do të kërkonin operacione kundër amerikanëve jashtë vendit, veçanërisht kundër operacione speciale dhe forcave paraushtarake.

Disa analistë, megjithatë, presin që Irani të reagojë me një qëndrim më të përmbajtur.

“Politikisht ata nuk mund të bëjnë dot asgjë,” thotë Alex Vatanka në Institutin e Lindjes së Mesme. “Por, a do t’u kërkojnë ata njerëzve të tyre në Irak apo gjetkë të fillojnë të venë në shënjestër bazat amerikane? Unë dyshoj shumë.”

Vatanka i tha Zërit të Amerikës se iranianët nuk janë të interesuar për të përshkallëzuar situatën.

“Politika e tyre bazë është të presin largimin e Presidentit Trump” dhe t’i qëndrojnë marrëveshjes bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën vitin e kaluar, thotë ai.

Vendimi i Presidentit Trump përkon me përvjetorin e tërheqjes së tij nga Plani i Përbashkët i Veprimit i vitit 2015 (nënshkruar nga Irani me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian) dhe me masën e presidentit për të ri-vendosur sanksionet që po e dëmtonin ekonominë iraniane. Ai vjen gjithashtu në prag të zgjedhjeve parlamentare izraelite që do të vendosin fatin e një aleati të rëndësishëm të zotit Trump, kryeministrit Benjamin Netanjahu.

“Ata nuk mendojnë se kjo është rastësi. Nuk është vetëm për Izraelin. Ka të bëjë me mbështetjen për zotin Netanjahut në mënyrë specifike, gjë që është edhe pikëpamja në Iran”, thotë analisti Vatanka.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, pas njoftimit në Uashington, komentoi në Twitter, duke e shpallur vendimin amerikan një “dhuratë zgjedhore për Netanjahun”

Megjithatë, është e sigurt se vendimi i Presidentit Trump në mënyrë të konsiderueshme shtrëngon lakun ekonomik rreth qafës së Iranit, sepse IRGC është pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit dhe sistemit të tij politik.(VOA)

Next Post
Dy të rinj tentuan të përdhunonin amerikanen, vihen në pranga

Dy të rinj tentuan të përdhunonin amerikanen, vihen në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com