• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, Hillary Clinton po humbet terren përballë Donald Trump?

by Java News
30/10/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një anketim i ri në nivel kombëtar i publikuar sot, tregon se avantazhi i kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump është ngushtuar së tepërmi. Sondazhi u krye përpara se FBI-ja të njoftonte se ka prova të reja për çështjen e serverit privat të email-it gjatë kohës që zonja Clinton ishte Sekretare e Shtetit.

Anketimi, i kryer nga ABC News / Washington Post, tregon një mbështetje prej 47% për zonjën Clinton dhe 45% për zotin Trump në radhët e votuesve të mundshëm. Kjo është një rënie dramatike krahasuar me anketimin e një jave më parë, sipas të cilit zonja Clinton udhëhiqte me 50% mbështetje, përballë 38% për zotin Trump.

Drejtori i FBI-së, James Comey, njoftoi dje se agjensia po shqyrton nëse gjendet informacion i klasifikuar në një paisje që i përkiste ish-ligjvënësit Anthony Weiner, i cili ka qenë bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmëse e zonjës Clinton.

Rezultatet e anketimit të sotshëm, që e tregojnë zonjën Clinton me vetëm 2% avantazh, bazohen në intervista të kryera nga dita e hënë, 24 tetor, deri në ditën e enjte, 27 tetor, pra një ditë përpara se FBI-ja të shprehej për prova të reja. Anketimi pararendës, që e tregonte zonjën Clinton me 12% avantazh, ishte kryer gjatë periudhës 20 – 23 tetor.

Gjatë periudhës ndërmjet dy anketimeve, vetë zoti Trump ka fituar 7% pikë më shumë, ndërsa zonja Clinton ka humbur 3%. Evidentohet një entuziazëm më i lartë në radhët e republikanëve edhe përpara njoftimit të FBI-së. Anketimi i sotshëm tregon se 81% e republikanëve të regjistruar ka gjasa të votojnë, krahasuar me 75% të evidentuar gjatë një anketimi pararendës. Anketimit të sotshëm i janë përgjigjur 1148 votues të mundshëm, dhe mundësia e gabimit është 3%.

ma.me
Next Post

Fronti anti-vetting/ Unioni i Prokurorëve thërret Asamblenë, vendoset nëse do jenë palë në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

August 2, 2026
Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

August 2, 2026
Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

August 2, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

August 2, 2026
Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

August 2, 2026
Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

August 2, 2026
Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com