• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA gati për ndërhyrje ushtarake në Libi

by Lorenc Vangjeli
28/01/2016 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku në rritje prej “Shtetit Islamik” bën që SHBA të mendojnë masa më drastike. Një dakordim në procesin e paqes, i dërguari i OKB-së, Kobler megjithatë nuk e përjashton.

Uashingtoni e vështron organizatën “Shteti Islamik” (IS) si “kërcënim serioz”, tha zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook. SHBA duan të jenë të përgatitura, për rastin nëse IS kthehet në rrezik edhe më të madh. Prandaj SHBA po shqyrtojnë “opsione ushtarake dhe një numër të madh opsionesh të tjera.”

SHBA këmbëngulin para së gjithash për një zgjidhje politike të konfliktit të Libisë, meqenëse në thelb nuk kanë interes që ta zgjerojnë misionin e tyre kundër “Shtetit Islamik”. Avionë luftarakë amerikanë i bombardojnë që prej vjeshtës 2014 pozicione të xhihadistëve në Irak dhe në Siri. Pas rrëzimit të pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi në vend mbizotëron kaosi, të cilin e shfrytëzon “Shteti Islamik” për ta zgjeruar ndikimin e tij në Libi. Mendohet se ai ka atje të paktën 3000 luftëtarë të tij.

Qeveria e unitetit nën presion

Në nivelin politik, procesi i paqes ecën shumë ngadalë. Në fillim të javës, parlamenti i njohur ndërkombëtarisht nuk pranoi të japë miratimin për një klauzolë, e cila do të çonte në dobësimin e pushtetit të shefit me ndikim të ushtrisë, Chalifa Haftar. Kjo e vë nën presion qeverinë e re të sapoformuar. I dërguari i OKB-së për Libinë, Kobler i bëri thirrje Bashkimit Afrikan që të luajë një rol më aktiv në përpjekjet për paqëtimin e gjendjes në Libi.

Shërbimi shëndetësor buzë kolapsit

Ndërkohë, ministri libian i Shëndetësisë, Reida al-Oakley paralajmëroi për rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor. Ai i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ta vërë nivelin e emergjencës në shkallën më të lartë. Reida al-Oakley tha se si pasojë e luftës civile janë mbyllur 60 deri 70 përqind e spitaleve si dhe kanë dalë jashtë përdorimit. Libisë i duhen rreth 2,7 milionë euro në ditë, për të blerë shërbime mjekësore./DW

Next Post

U ngjit në majën e Piramidës dhe tani rrezikon burgun (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In