SHBA-ja nuk do ta rishikojë marrëveshjen e partneritetit transpaqësor (TPP), deklaroi të dielën përfaqësuesi special amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer, ndërkohë që 11 vende të tjera nënshkrues premtojnë se do të ringjallin këtë traktat të gjerë të tregtisë së lirë.
SHBA-ja është tërhequr nga TPP-ja dhe nuk do ta ndryshojë këtë vendim”, deklaroi Lighthizer për median gjatë një takimi në Vietnam me ministrat e Tregtisë së Azi-Paqësorit.
I negociuar gjatë mandatit të Barack Obama, që e kishte bërë rajonin Azi-Paqësor një prej prioriteteve të tij gjeostrategjike dhe ekonomike, TPP-ja u arrit në vitin 2015 pas negociatash të vështira mes 12 vendesh që përfaqësojnë 40 për qind të ekonomisë botërore. /b.d