• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14-vjeçarja nga Burreli përlot publikun me historinë e saj

by A R
21/05/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dizjona, vajza 14-vjeçare nga Burreli ishte personazhi i radhës i ftuar në studion e “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” ku dhe përloti publikun me historinë e saj tepër prekëse.

Dizjona rrëfeu në studio se disa vite më parë, ajo u diagnostikua me trombocitopeni, një sëmundje e vështirë që konsiston në një rënie të mprehtë të numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Siç tregoi ajo, sëmundja e saj do trajtime të vazhdueshme të specializuara, çka e detyroi nënë e saj që të zhvendosej në Tiranë së bashku me të dhe dy vajzat e tjera. Kushtet e vështira ekonomike dhe mosmarrëveshjet e nënës së saj dhe të atit, bënë që prindërit e Dizjonës të divorcoheshin.

“Ata u ndanë sepse fajësonin veten për sëmundjen time dhe menduan se unë do e kaloja, por unë u bëra edhe më keq.”- u shpreh 14-vjeçarja. Dhe kështu ajo vijoi të tregonte për jetën së bashku me nënën e saj në Tiranë dhe vështirësitë e shumta si mungesa e energjisë elektrike.

“Ngaqë nuk kemi drita në shtëpi prej shumë kohësh, motra ime e vogël ka shumë frikë nga errësira dhe i lutet mamit që ta shoqërojë kudo sepse nuk rri dot vetëm. Dhe mami e ka shumë të vështirë të kujdeset edhe për mua në këto kushte sepse në rastet që kam nevojë për shërbim të menjëhershëm, ajo duket të mbajë në një dorë qiriun dhe në një dorë ilaçin.”-tregoi vajza në studio.

“Nuk mund të shërohem vetëm me disa tableta që më shkaktojnë fryrje. Ndonjëherë unë i them mamit se i kam pirë, por në fakt nuk i pi.”- u shpreh ajo duke shpërthyer më pas në lotë. Dizjona ishte në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar nënës së saj që të mos mposhtet nga vështirësitë. Nëna e saj mbërriti në studio ku u përlot menjëherë pasi pa imazhin e  së bijës. “E di që ke rënë në pesimizëm, që pika jote e dobët jam unë, që të kanë mbuluar hallet. Po ti duhet të shohësh pjesën e bukur. Nuk duhet të harrosh veten tënde. Siç je bërë sot e bukur, kështu dua të jesh përditë. Edhe pse jetojmë në errësirë, ti ke tre dritat e tua, ke tre vajza. Rëndësi ka që ti të buzëqeshësh, vetëm të jesh e lumtur, ne nuk duam asgjë tjetër.”- i tha së ëmës Dizjona, duke prekur edhe vetë moderatorin Ardit Gjebrea.

“Jeni krenaria ime dhe lumturia ime. Do mundohem me gjithë shpirt që t’i kalojmë këto.”- u shpreh nëna e 14-vjeçares, teksa në ekran u shfaq numri i llogarisë së saj bankare, një iniciativë e ndërmarrë nga televizioni “Klan” për t’i ardhur në ndihmë. /b.d

Next Post
Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

"Oxymoron" ose dashuria e hidhur e marrëveshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit

September 10, 2026
Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

September 10, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

September 10, 2026
“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

September 10, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj përballë standardit të ri të Gjykatës së Lartë: A do të zbatohet ligji njësoj për të gjithë?

September 10, 2026
“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

September 10, 2026
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com