• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA është e kundërta e atyre që duan t’i shfarosin shqiptarët

by Spartak Ngjela
26/07/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Asnjë krizë nuk ka Ballkani Perëndimor sot, me përjashtim të rimarrjes së të drejtave të dhunuara të shqiptarëve.
Dhe shqiptarët janë në bashkimin e madh të etnisë së tyre: si gjuhë, si traditë dhe si histori.

l.
Që prej afër dy shekujsh çdo genocid, çdo luftë, çdo vrasje masive, të gjitha raprezaljet kundër popullsive civile në Ballkanin Perëndimor, janë bërë nga sllavët dhe grekët kundër shqiptarëve. Këtu bën përjashtim vetëm çështja e gjakderdhjes së Bosnjës në dhjetëvjetshin e fundit të Shekullit që kaloi.

Tani po dëgjojmë predikimet paqësore dhe humaniste nga Presidenti i Serbisë që nuk ka çfarë të bëjë.
Ka dy shekuj që këta dy fqinjë kanë dashur fshirjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga harta e Ballkanit, në një kohë që një pjesë të madhe territorit të tyre e kanë fituar duke vrarë fizikisht dhe shpërngulur shqiptarët.

Një pasion makabër kundër gjuhës shqipe ka qënë kudo kjo histori e trishtë shqiptare: në Stamboll; në Beograd; në Shkup dhe në Athinë.

Nuk ka vuajtje më të madhe historike se vuajtja shqiptare, se shqiptarët nuk patën asnjë mik deri sa iu doli përkrah Austo-Hungaria. Të gjithë kundër. Por ishte shumë pak.

Kur filloi shpërbërja e Perandorisë Osmane, shqiptarët u tradhëtuan nga të gjithë: që nga halldupët e Stambollit e deri të fuqitë e mëdha europiane. Dhe prapëseprapë mbijetuan që të fillonin eskalimin e tyre në shekullin e XXI.

Kot lodheni sot, o të mjerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë! Eskalimi drejt bashkimit kombëtar shqiptar është i pandalshëm.

Shqipëria shkoi deri në zgrip të shuarjes së saj nga politika perëndimore kundër saj dhe në favor të fqinjëve. Ky ishte gabimi që po ndreqet.

Prandaj tani po spikat e kundërta: gjithçka që po ndodh në Ballkanin Perëndimor është rimarrja e të drejtave të mohuara të shqiptarëve.

ll.
Po krerët që i kanë drejtuar shqiptarët?
Shumica kanë qenë të shitur në Beograd ose në Athinë: blejini! Urdhëronin me forcë mbretër dhe kryeministra; se e dinin që shiteshin. Dhe kjo një rrugë e gjatë që erdhi deri në dy dekadat e fundit të historisë shqiptare: blejini! Kjo ka qenë metoda që filloi me Esad Toptanin. Blejini! dhe ende vijon…

Por sot ka ardhur fundi. Politika anglosaksine e para e quajti gabim prishjen e Austro-Hungarisë dhe krijimin e Jugosllavisë; domethënë të gjithë hordhizmin antishqiptar e ka quajtur një gabim historik.

Po tani?
Gjithçka ndryshe: tani filloi të zbardhet historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga politika dhe shkenca amerikane.
Shqiptarët janë sot domosdoshmëri në politikën globale të Perëndimit dhe sidomos të Uashingtonit.

Mbrojtësi një shekullor i të drejtave të shqiptarëve: USA, tani është e kundërta e atyre që kanë dashur të shfarosin shqiptarët.

Po krerët shqiptarë sot?
Kundër janë një pjesë- ajo e korruptuara që do të penalizohet nga reforma e nisur në drejtësi – por nuk kanë forcë. Kanë humbur në rrugën qorre që morrën vetë, se nuk e besuan që do merrte fund mbrojtja ndërkombëtare e fqinjëve antishqiptarë kundër jetës së përbashkët të shqiptarëve në një shoqëri të gjerë të etnisë së tyre.

Ja, kjo është e vërteta që po i bie anash dhe indirekt politika e Beogradit, e Athinës dhe aleatit të tyre moskovit.

Next Post
Prezantohet Fondi i Komuniteteve, Veliaj: 200 milionë lekë në dispozicion

Çmimi i ujit, Veliaj pranon propozimet e LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In