• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Ende asnjë marrëveshje për rihapjen e qeverisë

by Java News
03/01/2019 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump dhe ligjvënësit demokratë nuk arritën marrëveshje për të rihapur qeverinë, e cila është pjesërisht e mbyllur që nga 22 dhjetori. Zoti Trump vazhdon të kërkojë 5 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Agjentët kufitarë përdorën gaz lotsjellës ndaj imigrantëve që përpiqeshin të kalonin kufirin SHBA- Meksikë në Tijuana të martën, ndërsa në Uashington, Presidenti Donald Trump vazhdon të kërkojë 5 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur në kufi.

Ai hodhi poshtë një kompromis prapa skenave të ofruar nga nënpresidenti, Mike Pence për gjysmën e asaj shume.

“Jo, jo 2.5. Jo. Ne kërkojmë 5.6. Dikush tha 2.5. Jo, po flasim për siguri kombëtare këtu”, tha zoti Trump.

Ai u takua me ligjvënës demokratë dhe republikanë me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, në një sallë të sigurt që zakonisht përdoret për të diskutuar operacionet ushtarake dhe çështje të tjera delikate të sigurisë kombëtare. Bisedimet nuk arritën të sjellin një konsensus.

Presidenti Trump ka ftuar ligjvënësit të takohen përsëri të premten pasi Kongresi të zgjedhë udhëheqësit e rinj. Nancy Pelosi pritet të jetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Pyetja jonë për presidentin dhe republikanët është: Pse nuk e pranoni atë që keni bërë për të hapur qeverinë dhe që të na japë mundësinë të kemi në dispozicion 30 ditë për të negociuar për sigurinë e kufijve?”, tha ajo.

Demokratët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve marrin sot kontrollin dhe do të miratojnë një ligj për të financuar të gjitha agjencitë e mbyllura qeveritare deri në shtator, me një legjislacion të veçantë për të financuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që mbikqyr sigurinë e kufirit, deri në shkurt.

Edhe nëse ligji miratohet nga Senati që kontrollohet nga Republikanët, Presidenti Trump mund t’i vërë veton.

“Aq kohë sa të duhet. Unë jam i përgatitur. Mendoj se amerikanët mendojnë se unë kam të drejtë”, tha ai.

Mbyllja e qeverisë që është në fund të javës së dytë, do të thotë që 800 mijë punonjës qeveritarë do të vazhdojnë të mos punojnë ose të punojnë pa rrogë. /voa/a.meta

Next Post
Alarm në brigjet evropiane, bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme

Alarm në brigjet evropiane, bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com