• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA e shqetësuar, Rusia sërish kërcënim për ndërhyrje në zgjedhje

by A R
03/08/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të administratës Trump shprehën shqetësim për rrezikun për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme amerikane. Drejtori i Shërbimeve amerikane të Zbulimit, Dan Coats, paralajmëroi se Rusia vazhdon “përpjekjet për të dobësuar dhe përçarë” Shtetet e Bashkuara para votimeve.

“Vazhdojmë të shohim një fushatë të gjerë nga Rusia për të dobësuar dhe përçarë Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se është “në dijeni edhe të përpjekjeve nga vende të tjera që janë të interesuara të ndikojnë tek zhvillimet e brendshme politike” të Amerikës. Zoti Coats i bëri komentet në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten pasdite.

Këshilltari i presidentit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirstjen Nielsen bërë gjithashtu komente në konferencën për shtyp.

Zoti Coats tha se Presidenti Donald Trump “na ka dhënë udhëzime të posaçme që ta trajtojmë rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sigurinë e procesit tonë zgjedhor si një përparësi kryesore”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Nielsen paralajmëroi: “Vetë demokracia jonë është në shenjestër”.

Presidenti Trump ka thënë se ka diskutuar me Presidentin rus Putin çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, gjatë takimit muajin e kaluar në Helsinki. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas bisedimeve me zotin Putin, Presidenti Trump i mbajti krahun udhëheqësit rus që mohoi se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016 për të ndihmuar në fitoren e Donald Trumpit.

Pasi u përball me kritika të forta në vend, Presidenti Trump i tërhoqi komentet dhe tha se e pranonte përfundimin e shërbimeve amerikane të zbulimit se Rusia në fakt kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller po kryeson procesin hetimor mbi ndërhyrjet ruse dhe nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes Moskës dhe fushatës Trump para zgjedhjeve 2016.

Zoti Trump e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur procesin hetimor si “gjueti shtrigash”./a.m.

Next Post
‘Më përndjek, s’më lë të qetë’, 19-vjeçarja denoncon ish-të dashurin

I riu makth i adoleshentes, i kërkonte marrëdhënie por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In