• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA: E mbështesim krejtësisht Turqinë në reagimin ndaj regjimit te Asad

by Java News
01/03/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Kelly Craft deklaroi se “Mbështesim Turqinë në mënyrë të plotë lidhur me çështjen e kundërpërgjigjes ndaj sulmeve jolegjitime që rezultuan me vdekjen e ushtarëve të saj”.

 

Në fjalimin e saj në takimin emergjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u zhvillua për të diskutuar mbi tensionet në rritje në Idlib të Sirisë, Craft ka folur lidhur me sulmin e kryer ndaj ushtarëve turq në Idlib i cili rezultoi me martirizimin e 33 ushtarëve.

“SHBA dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin ndaj njësive turke. Këto sulme janë plotësisht jolegjitime, të pakuptimtë dhe në mënyrë barbare”, tha Craft.

Ajo shprehu ngushëllime për familjet dhe të afërmit e ushtarëve të martirizuar në sulm. “Në ditët e sotme, SHBA-ja nuk do të ngurrojë të vazhdojë angazhimin e saj ndaj aleatit të NATO-s, Turqisë. Mbështetja jonë për Turqinë është e plotë lidhur me çështjen e kundërpërgjigjes ndaj sulmeve jolegjitime që u kryen ndaj pikave të saj të vëzhgimit dhe që rezultuan me vdekjen e ushtarëve të saj”, tha Craft.

– “Edhe sa foshnje duhet të humbin jetën duke u ngrirë nga i ftohti?”

Craft bëri thirrje për një armëpushim emergjent, të përhershëm dhe të vërtetueshëm në veriperëndim të Sirisë. “I bëjmë thirrje Rusisë që të ulë menjëherë në tokë avionët e saj luftarakë. Gjithashtu ftojmë forcat siriane dhe mbështetësin e saj Rusinë që të tërhiqen në kufijtë e marrëveshjes së armëpushimit të përcaktuar në vitin 2018”, shtoi Craft.

Duke vënë në dukje situatën humanitare në Siri, Craft tha: “Po ju pyes sërish, a do të qëndrojmë të ulur duke i shikuar këto ngjarje? Do të heshtim? Apo do t’u dërgojmë ndihmë këtyre njerëzve? Edhe sa foshnje duhet të humbin jetën duke u ngrirë nga i ftohti, para se ne të ngremë zërin dhe të themi mjaft tashmë’”?.//AA

Next Post
Kjo do të jetë java më e keqe për këto shenja horoskopi (3 – 9 shkurt)

Horoskopi/ Si do sillen shenjat, sot, më 1 mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In