• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“SHBA e Izraeli, me ligj xhungle”, Irani: Kthehemi në bisedime nëse përjashtojnë sulme të mëtejshme

by A R
30/06/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara duhet të përjashtojnë çdo sulm të mëtejshëm ndaj Iranit, nëse duan të rinisin bisedimet diplomatike mes dy vendeve. Është zv/ministri i Jashtëm, në Teheran, Majid Takht-Ravanchi që e thotë diçka të tillë për britaniken BBC.

Sipas tij, administrata Trump ka njoftuar Iranin përmes ndërmjetësuesve, se dëshiron t’i rikthehet negociatave këtë javë, por se nuk e kishte bërë të qartë pozicionin lidhur me atë që e quan pyetjen më të rëndësishme lidhur me sulme të mëtejshme. Zv/ministri i Jashtëm deklaroi se Irani do të këmbëngulte për të vijuar pasurimin e uraniumit deri në një nivel të caktuar, siç thotë për qëllime paqësore.

Majid Takht-Ravanchi deklaroi: “Niveli i pasurimit mund të diskutohet, kapaciteti mund të diskutohet, por të na thuash që nuk mund të kemi fare pasurim, që të kemi pasurim zero dhe nëse nuk pranoni do ju bombardojmë, atëherë ky është ligji i xhunglës”.

Përmasat e dëmeve që bombardimet amerikane u kanë shkaktuar programit bërthamor të Iranit janë të paqarta dhe zv/ministri tha se nuk mund të jepte një vlerësim të saktë.

Rafaele Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, ka deklaruar se sulmet kanë shkaktuar dëme të rënda, por jo të plota, ndërsa Donald Trump këmbëngul se infrastruktura bërthamore e Iranit është asgjesuar plotësisht. Grossi tha të dielën se Irani ka kapacitetet për të rinisur pasurimin e uraniumit brenda pak muajve.

Marrëdhëniet e Iranit me Agjencinë Bërthamore po krisen gjithmonë e më shumë, teksa Parlamenti i Republikës Islamike vendosi pak ditë më herët të pezullojë bashkëpunimin me të. Ajo pretendon se agjencia është palë me Izraelin dhe SHBA.

Trump ndërkohë ka kërcënuar të bombardojë sërish Iranin nëse inteligjenca do të zbulojë nivele shqetësuese të pasurimit të uraniumit.

Next Post
Fshehën në trup gati 23 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, iu sekuestrohen në Durrës

Fshehën në trup gati 23 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, iu sekuestrohen në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In