• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA dyfishon ndihmën për Ukrainën, përveç furnizimit me armë vë miliarda të tjera në dispozicion

by A R
09/08/2022 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim njoftoi se për buxhetin për Ukrainën do të vihen në dispozicion 4.5 miliardë dollarë shtesë. SHBA-ja po e dyfishon ndihmën e saj financiare duke e ndihmuar Ukrainën me një shumë prej 8.5 miliardë dollarësh. Fondet synojnë të ndihmojnë qeverinë ukrainase për të përballuar shpenzimet më të rëndësishme, si ndihmat sociale dhe ndihmat financiare për njerëzit që largohen nga vendbanimet e tyre për të shkuar në zona të sigurta brenda Ukrainës. Fondet për Ukrainën do të jepen me disa këste, të cilat do të koordinohen me Ministrinë e Financave dhe Bankën Botërore.

Një paketë tjetër armësh nga SHBA-ja

Përveç paketës financiare SHBA-ja po planifikon për Ukrainën gjithashtu edhe ndihma të mëtejshme ushtarake që shkojnë në një miliardë dollarë. Ndër të tjera bëhet fjalë për dërgimin e më shumë raketahedhësve të tipit Himars, të cilat ushtria ukrainase i konsideron veçanërisht efektive në luftën kundër trupave pushtuese ruse, siç njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Sipas ushtrisë ukrainase raketahedhësit e tipit Himars, të cilat mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg, janë vendimtare në luftën kundër Rusisë. Ato mund të përdoren gjithashtu për të sulmuar bazat përtej vijave të frontit. Sipas Pentagonit ndihma e re ushtarake amerikane përfshin gjithashtu raketa tokë-ajër për t’u mbrojtur kundër avionëve dhe raketave ruse, raketa antitank dhe municione të tjera.

Humbje të ushtrisë ruse

Sipas vlerësimeve të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në luftën në Ukrainë nga pala ruse janë vranë ose plagosur 70,000 deri në 80,000 vetë. Ushtria ruse ka pësuar humbje të jashtëzakonshme, sepse ushtria ukrainase po funksionon mirë dhe ka marrë shumë mbështetje, tha zyrtari i lartë i Pentagonit, Colin Kahl. Ai e quajti luftën si “konfliktin më intensiv konvencional në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Nga organet zyrtare në Rusi nuk ka asnjë informacion aktual për numrin e viktimave.

/a.r

Next Post
‘I kanë pre hundën, faqen dhe një plumb në këmbë’! E rrahën live në TikTok, flet i afërmi i Luigj Markut

‘I kanë pre hundën, faqen dhe një plumb në këmbë’! E rrahën live në TikTok, flet i afërmi i Luigj Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In