• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

LE MONDE: SHBA drejt ‘shfarosjes’, droga, obeziteti dhe sëmundjet po i vrasin amerikanët

by Java News
16/08/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara po vuajnë nga një sëmundje ‘sistematike’ dhe kjo duhet t’i inkurajojë vendet e tjera të zhvilluara që të jenë vigjilente. Ky është përfundimi i dy studimeve të publikuara më 15 Gusht, në “British Medical Journal”.

Studimi i parë, i drejtuar nga Steven Woolf (Virginia Commonwealth University), tregon një rritje shqetësuese të vdekshmërisë sa i përket moshave të rritura të amerikanëve gjatë 17 viteve të fundit dhe sidomos nga viti 2012, shkruan JavaNews.al

Atë vit, thotë studimi i dytë nga Jessica Ho (Universiteti i Kalifornisë Jugore) dhe Arun Hendi nga Universiteti Priceton, një duzinë e vendeve të pasura u prekën nga rënia e konsiderushme e jetëgjatësisë.

Përtej Atlantikut, rënia e jetëgjatësisë e regjistruar në vitin 2015 u konfirmua edhe një vit më pas. Indeksi sqaron se u shënua një rënië me 0.3 vjet më pak sesa në vitin 2014. Të dhenat paraprake të bëra publike në maj tregojnë se kemi të bëjmë me një situatë të pashembullt prej disa dekadash, shkruan JavaNews.al

Por cilët janë shkaktarët kryesor që vdekshmëria është rritur kaq shumë në SHBA? Të dhëna e studimit janë shokuese, ku në vend të parë listohet mbidoza. Shkalla e vdekshmërisë për shkak të përdorimit të drogës është rritur me 410% në mesin e amerikanëve vendas dhe 150% në mesin e zezakëve. Edhe hispanikët nuk ngelen pas kur raportohet se kemi vdekshmëria nga drogërat është rritur me 80%.

Përdorimi i drogës, shkruan JavaNews, ka bërë që dy milionë amerikanë të krijojnë varësi dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje në vit.

Vrasës të tjerë të amerikanëve janë edhe sëmundjet. Studimi i Steven Woolf tregon se mes moshave 24-64 vjeç shkaqet e vdekjeve janë edhe hipertensioni, kanceri i mëlçisë, hepatiti viral, sëmundjet e sistemit nervor… Por nuk mbeten mbrapa as vetëvrasjet, tumoret e trurit dhe… obeziteti!

“Shkalla e vdekshmërisë po rritet në të gjithë popullsinë amerikane për shkak të një sëre sëmundjesh. Ne dyshojmë se rritja e pabarazisë në të ardhura, defiçitet arsimore, ndarja sociale dhe stresi mund të luajnë një rol të rëndësishëm” – thotë Woolf.

Faktorë të tjerë mund të përfshijnë mungesën e qasjes universale në kujdes, posedimin publik të armëve të zjarrit dhe shkallën e lartë të obezitetit, shkruan JavaNews.al

Epidemiologu Philip Landrigan (Boston College), i cili nuk mori pjesë në studim, përshëndeti punën “shumë solide”.

“Të dhënat e paraqitura nuk na lejojnë të dallojmë përcaktuesit e thellë të këtij përkeqësimi në gjendjen shëndetësore të amerikanëve. Por është e qartë se kur krijon pabarazi të forta sociale, krijoni një kategori të popullsisë që e sheh me sytë e saj vdekjen duke u afruar” – thotë ai.

Përveç këtyre, ky përkeqësim në gjendjen e shëndetit të amerikanëve vjen në një kohë kur pirja e duhanit është në një nivel historikisht të ulët (rreth 15.5%).

Le Monde / Përgatiti me shkurtime JavaNews.al

Next Post
Rinush Idrizi, ëndërr e vrarë

Rinush Idrizi, ëndërr e vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In