Duma ruse ratifikoi të hënën aneksimin e territoreve ukrainase në të cilat u zhvilluan ato që vendet Perëndimore i konsiderojnë s referendumet “farsë”. Në faqen e internetit të Kremlinit janë publikuar traktatet për pranim në Federatën e Rajoneve të Vetëshpallura.
Dhe ndërsa ditën e djeshme u realizuar ratifkimi i tyre, ushtria e Kievit depërtoi në linjat e mbrojtjes ruse në Kherson, ndërsa lideri ukrainas Volodymyr Zelensky i dërgoi një mesazh të fortë popullit rus: “Lëreni Putinin ose do të vriteni një nga një”.
Vijon mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën ku së shtpejti do të dërgohen katër sisteme të reja të avancuara antiraketë. Kjo u bë e ditur nga dy burime të informuara për Associated Press.
Këto Sistemet do të jenë pjesë e një pakete të re prej 625 milionë dollarësh që do të shpallet javën e ardhshme.
Ministrja norvegjeze e Drejtësisë dhe Sigurisë Emilie Enger Mehl ishte në rajonin Finnmark, në veri të Norvegjisë, ku prezantoi një helikopter të ri për policinë që do të shërbejë për forcimin e sigurisë në kufirin me Rusinë:
“Është e rëndësishme që qeveria të ketë mirë kontrollin e këtij kufiri. Ne jemi i vetmi vend në zonën Shengen që kemi një kufi të hapur me Rusinë”, tha Mehl.
Finlanda mbylli kufirin për qytetarët rusë të premten, me përjashtim të disa rasteve të veçanta, por Norvegjia nuk ka plane të bëjë të njëjtën gjë, të paktën jo tani për tani.
Sipas autoriteteve, janë rreth 2000 të rinj rusë që kaluan kufirin norvegjez gjatë javës së kaluar që pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm ushtarak në Rusi.
/e.d











