• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA do ndërhyjë po Serbia guxoi të hyjë në Kosovë

by Java News
13/12/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) ka bërë një shkrim të gjerë rreth planit për formimin e Ushtrisë Kosovës, transmeton Koha.net. Në këtë shkrim ajo ka paraparë se çfarë do të mund të ndodhë po nisi konflikti ndërmjet Beogradit e Prishtinës.“Afrimi i datës së formimit të Ushtrisë së Kosovës e ka hidhëruar shumë Serbinë sa që ajo ka përmendur edhe ndërhyrjen e ushtarake”, shkruan AP duke përkujtuar deklaratën kërcënuese të kryeministres Ana Bërnabiq të cilën agjencia e quan të kotë.Për agjencinë është shumë e pabesueshme që Serbia të ndërmarrë aksion ushtarak.

“Ky do të nxiste konfrontimin e drejtpërdrejtë me 4600 ushtarë të NATO–s përfshirë edhe ushtarët amerikanë të vendosur në Kosovë që nga vitit 1999 si dhe sanksione e izolim të Serbisë nga Perëndimi”, thotë agjencia, përcjell Koha.net.

Sipas agjencisë, pa marrë parasysh praninë e NATO-s në Kosovë, Serbia ka ushtri shumë më të fuqishme – rreth 30 mijë ushtarë profesionistë në krahasim me 5 mijë ushtarët e Kosovës.

“Rusia kohë më parë e ka armatosur Serbinë me avionë lufte e tanke. Megjithëkëtë, bombardimi i vitit 1999, Serbisë ia ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të cilat në krahasim me ato të Aleancës nuk bëjnë ndonjë gjë”, thotë agjencia.

Në këtë shkrim agjencia rast përmend edhe dy faktorë, atë rus e amerikan.

“Por, është pak e besueshme se Moska do t’i bashkohet Serbisë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër NATO-s bë Kosovë. Aq më tepër, pasi që Rusia nuk ka qasje reale në Serbi e Kosovë të cilat praktikisht janë të rrethuara me shtete anëtare të NATO-s”, thekson AP.

“SHBA- ja ka rreth 600 ushtarë në Kosovë dhe çfarëdo sulmi serb do të haste me përgjigje të ashpër”, shkruan ndër të tjera AP. (b.an)

Next Post
“Revoltohet’ Berlusconi: Qeveria e Salvinit e paaftë, ta rrëzojmë!

"Revoltohet' Berlusconi: Qeveria e Salvinit e paaftë, ta rrëzojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In