• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“SHBA do japë vaksina anti-COVID”/ Presidenti Joe Biden: Shpresojmë të ndihmojmë gjithë botën

by Java News
22/04/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to, u tha presidenti Joe Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Pasi njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë injektuar 200 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, presidenti u pyet se si mund të ndihmohen vendet e tjera.

“Kemi filluar përpjekjet për ta bërë një gjë të tillë. Kemi dhënë një sasi. Tani do të shohim se çfarë do të bëjmë me disa nga vaksinat që nuk po i përdorim. Ne duam të garantojmë që t’i dërgojmë ato në mënyrë të sigurt dhe shpresojmë të jemi në gjendje të ndihmojmë venden në gjithë botën”, u përgjigj zoti Biden.

Presidenti tha se e kishte diskutuar këtë temë të mërkurën për rreth gjysmë ore në një telefonatë me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

“Kemi ndihmuar atje në një farë mase dhe do të përpiqemi të ndihmojmë edhe më shumë disa“, tha zoti Biden. “Por ka edhe vende të tjera, që unë kam besim se mund t’i ndihmojmë, përfshirë në Amerikën Qendrore“.

Megjithatë presidenti tha se “nuk kemi aq sa të mund të themi me siguri se do t’i dërgojmë në këtë moment”.

Administrata e zotit Biden ka investuar 4 miliardë dollarë në programin global të vaksinave COVAX për të ndihmuar me furnizimin e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është zotuar t’u dërgojë miliona doza të AstraZenecas, të cilat nuk janë ende të autorizuara për t’u përdorur në Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës fqinje.

Komentet e zotit Biden për ndihmë shtesë për vendet e tjera u bënë pasi ai lexoi një deklaratë të përgatitur ku njoftoi se SHBA kishte realizuar një objektiv që nuk e ka bërë asnjë vend tjetër gjatë pandemisë së koronavirusit dhe as në ndonjë fushatë të mëparshme vaksinimi për viruse: dhënien e 200 milionë dozave brenda 100 ditëve.

“Është një arritje e jashtëzakonshme për vendin“, tha presidenti, duke shtuar se kjo ndodhi në ditën e tij të 92-të në detyrë.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje që çdo punëdhënës në SHBA t’u japë punonjësve leje me pagë që ata të mund të vaksinohen.

“Asnjë amerikan që punon nuk duhet të humbasë as edhe një dollar nga pagesa e tyre sepse përmbushin detyrën e tyre patriotike për t’u vaksinuar“, tha ai.

Shumica e kompanive tani mund të “marrin një kredi në taksa kur sigurojnë leje të paguar për secilin punonjës që merr vaksinën dhe për kohën e nevojshme për t’u rimëkëmbur nga vaksina”, njoftoi të mërkurën Departamenti amerikan i Thesarit.

Thirrje për ndihmë

Shtetet e Bashkuara e të tjera vende të pasura janë përballur me kritika ndërkombëtare për blerjen e pjesës më të madhe të sasisë globale të vaksinave kundër COVID-19.

Megjithatë edhe shumë vende të zhvilluara po përjetojnë mungesa dhe i janë lutur Uashingtonit për ndihmë.

Koreja e Jugut beson se duhet të jetë ndër të parat vende që duhet të marrë ndihmë nga aleati i saj i vjetër.

“Ne u kemi theksuar Shteteve të Bashkuara se “një mik që të vjen në ndihmë kur ke nevojë është një mik i vërtetë“, u tha gazetarëve të mërkurën Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Chung Eui-yong.

Zoti Chung vuri në dukje se gjatë fazës së hershme të pandemisë “nën frymën e aleancës së veçantë mes dy vendeve”, Seuli dërgoi në Shtetet e Bashkuara një numër të madh testesh për koronavirus e maska, megjithë sasitë e kufizuara në vend.

“Ato vende që aktualisht po vaksinojnë të rinjtë, apo personat e shëndetshëm me rrezik të ulët për t’u sëmurur po e bëjnë këtë në kurriz të jetës së punonjësve të shëndetësisë, njerëzve të moshuar dhe grupeve të tjera në rrezik në vendet e tjera“, tha muajin e kaluar Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai fajësoi vendet e pasura për vdekjet e atyre njerëzve me rrezik të lartë ndaj virusit, në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur qëndrimin e tyre për t’u kujdesur më parë për popullatën në vend, duke theksuar gjithashtu numrin e vdekjeve si pasojë e COVID-19-s, i cili është më i larti krahasuar me çdo vend tjetër në botë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë deri më tani, kanë vdekur nga koronavirusi më shumë se 568,000 persona, dhe janë infektuar më shumë se 31 milionë amerikanë.

Administrata Biden po përballet gjithashtu me thirrje për t’u bërë presion zhvilluesve dhe prodhuesve të vaksinave që të ndajnë me kompani të tjera informacion mbi teknologjinë, në mënyrë që të prodhohen më shumë vaksina./VOA

Next Post
Furnizoi me armë terroristët e masakrës së Nicës në Francë/ Arrestohet shqiptari pas 5 vitesh në arrati,

Furnizoi me armë terroristët e masakrës së Nicës në Francë/ Arrestohet shqiptari pas 5 vitesh në arrati,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

September 6, 2026
Detaje/ Grabitësi në zyrat e “Tokës” dyshohet se mori dy dosjet e fshatit turistik, Dhërmi

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

September 6, 2026
“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

September 6, 2026
Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

September 6, 2026
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

GJKKO mbylli dyert për mediat, reagon BE: Jemi në dijeni, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë për…

September 6, 2026
Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

September 6, 2026
“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com