• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA do hapë fabrikë për pajisje ushtarake në Kosovë

by
02/08/2015 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA do hapë fabrikë për pajisje ushtarake në Kosovë

 

 

Kosova vazhdon të mbetet vrimë e zezë për investitorët e huaj potencialë edhe përkundër interesimit të disa kompanive të njohura në botë.

Terrenin për investime e kanë kërkuar edhe kompani të fuqishme amerikane, të cilët mungesa e ligjeve, mos funksionimi i rendit, i bëjnë të hezitojnë për të marrë vendimin për investime reale në Kosovë.

Shpresë e vetme e vendit për momentin mbeten disa iniciativa të cilat qeverisja e Isa Mustafës është zotuar se do t’i realizojë me hartimin e ligjeve që mundësojnë siguri dhe ambient më të përshtatshëm për bizneset ndërkombëtare.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se qeverisja e re gjatë këtyre 8 muajve, sa i përket dikasterit ekonomik, është fokusuar më tepër në konkretizimin e pakos fiskale, më konkretisht ligjeve tatimore që rregullojnë fushën e tyre në vend.

Sipas tij, në përgjithësi vërehet një frymë më pozitive tek investitorët e huaj, por që rezultate konkrete ende nuk ka.

Ai shpreson që me kornizën e re ligjore do të mund të bëjnë që të investitorët potencial të kenë negociata direkt me shtetin.

Zeka: Kompanitë amerikane interesohen për investime në Kosovë

Video:

“Presim që ndoshta edhe kjo kornizë ligjore, ose legjislacioni, të krijohet që të mundësoj negociata direkt midis qeverisë edhe investitorëve potencial strategjik. Gjithmonë duke minimizuar hapësirën për çfarë do keqpërdorimi të kësaj kornize ligjore. Çfarë kemi vënë re gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2015, është një interesim më i shtuar i kompanive amerikane edhe kompanive të tjera të huaja që interesohen të kërkojnë informata për ambientin e të bërit biznes”, tha Zeka.

Ai po ashtu tha se disa nga kompanitë amerikane kanë shpreh interesim të investojnë në disa fusha që tek ne tradicionalisht nuk janë të njohura. Një kompani amerikane sipas Zekës është e interesuar të hap fabrikë për prodhimin e pjesëv e ushtarake dhe mjete të blinduara.

“Kjo të cilën e përmenda për ndërtimin e një fabrike për montimin e automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të tjera ushtarake, po planifikojnë që të vijë në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm, eventualisht deri në vjeshtën e hershme. Ne jemi duke përgatitur që të kenë ata takime sa më të frytshme me nivelin qeveritar. Po kjo është ajo çfarë ndoshta për momentin lejon korniza ligjore, me rëndësi është që mos të mbyllet dera që në vizitën e tyre të parë të kthehen me shpresë, dhe të mund të realizojnë investimin e tyre”, tha Zeka.

Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Qeveria aktualisht është duke punuar në ligjin i cili i mundëson atyre të negociojnë direkt me investitorët.

“Është duke u punuar në hartimin e projektligjit për Investitorët Strategjikë, i cili do t’i japë mundësi qeverisë së Kosovës që të negociojë direkt me investitorët strategjikë ose investitorët më të mëdhenj, të cilët do të gjenerojnë prodhim të brendshëm dhe do të hapin vende të reja të punës. Ky do të jetë ligj i ri, i cili do t’i adresojë kërkesat e investitorëve të mëdhenj, të cilët ne i kemi quajtur investitorë strategjikë. Ne presim që diku në fund të muajit gusht ta aprovojmë në Qeveri dhe besojmë që në fillim të shtatorit do të aprovohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Havolli.

Edhe më tej jo aq të kënaqur me ambientin për bërje të biznesit janë investitorët nga diaspora.

Lulzim Syla, anëtar i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani , tha se bizneset e diasporës me vite kanë dështime si dhe probleme rreth investimeve në Kosovë, por në rast se do tu krijoheshin kushtet e nevojshme dhe elementare, atëherë ata janë të gatshëm të investojnë në vendlindjen e tyre.

“Bizneset e diasporës përkundër asaj që me vite të tëra kanë pasur dështime, ose kanë pasur problem rreth investimeve të tyre në Kosovë, prapë se prapë ekziston gatishmëria e tyre për investime në këtu. Sa i përket asaj se çka duhet të ofrojë Qeveria, këto janë pikat numër 1 , 2 edhe 3 që kanë të bëjnë me ligjin. Pra funksionimi i ligjit, funksionimi i gjykatave, funksionimi i rendit. Kjo do ta bënte që një investitor i huaj të jetë shumë më i gatshëm që të vijë në Kosovë për të investuar”, tha Syla.

Ai po ashtu ka treguar se fushat ku më së shumti janë të gatshëm të investojnë bizneset nga diaspora janë; agrobiznesi, përpunimi i metaleve, miniera, energjia e ripërtërishme. /kp/

Next Post

Victoria Beckham në super formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In