• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHBA dhe Gjermania ndjekin nga afër gjyqet për Shullazin

by Java News
23/10/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata u dha 2 javë kohë shtesë më 9 tetor për konkluzionet, por avokatët e Emiliano Shullazit dhe bashkëakuzuarve nuk ishin sërish gati të martën, ndërsa u ankuan se dosja e prokurorisë nuk ishte llogjike. Prokuroria ka kërkuar 64 vjet burg për të akuzuarit. 

Nga Edmond Hoxha

Avokatët e Emiljano Shullazit dhe katër të akuzuarve të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në gjobëvënie dhe shantazhe, kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, me arsyetimin se u duhej t’u siguronin një mbrojtje efektive klientëve të tyre. Prokuroria pranoi shtyrjen dhe kërkoi që gjatë kësaj kohe të pezulloheshin afatet e paraburgimit.

Shqyrtimi gjyqësorë i çështjes është mbylluar në qershor të këtij viti, por pas një sërë mungesash të avokatëve dhe më pas problemeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pretenca u lexua vetëm më 2 tetor. Pas leximit të pretencës avokatët morën fillimisht një javë kohë për konkluzionet, por në seancën e rradhës më 9 tetor kërkuan një javë shtesë. Gjykata u dha atëherë 2 javë në mënyrë që të përgatisnin mbrojtje efektive. Por mëngjesin e të martës (23 tetor) avokatët u paraqitën për të kërkuar kohë shtesë, ndërsa u ankuan se dosja e prokurorisë ishte pa llogjikë.

Avokati mbrojtës i të pandehurit Emiljano Shullazi, Vladimir Meçe, ka qenë i pari që ka bërë këtë kërkesë duke theksuar se dosja është mjaft voluminoze dhe pa një vijim logjik. “Është shumë e vështirë t’i përgjigjesh absurdit”, u shpreh avokati Meçe para gjykatës, duke kërkuar kështu shtyrjen e seancës për një tjetër datë. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe avokatët e tjerë të të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët bashkë me Shullazin akuzohen për grup të strukturuar kriminal

Në këto kushte, kryetari i trupës gjykuese Fran Prendi kërkoi qëndrimin e prokurorisë lidhur me këtë kërkesë. Prokurorët e çështjes kërkuan pezullim të afateve të paraburgimit nëse do të vendosej shtyrja e seancës gjyqësore.

Duke qenë se asnjë prej mbrojtësve nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare për kilentët e tyre, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 30 tetor, ora 09:00, si edhe pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve. Edhe në seancën paraardhëse të zhvilluar më datë 9 tetor, mbrojtësit e të pandehurve të sipërcituar kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Seana e të martës është ndjekur edhe nga pjesëtarë të përfaqësive diplomatike në Tiranë, konkretisht të atyre amerikane, gjermane e suedeze. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen për krijim të grupi të strukturuar kriminal, shtrëngim për dhënie pasurie; shkatërrim të pronës me lëndë plasëse e kanosje ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, si edhe kërcënimin për t’u tërhequr nga gara për rektor të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, e kanosjen e rektorit Dhori Kule.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në konkluzionet e saj, që u lexuan më 2 tetor, kërkoi dënimin e të pesë të pandehurve në total me 64 vite burg. Për Emiljano Shullazin u kërkua dënimi me 17 vite burg, të cilin e cilësuan edhe si krijues dhe drejtues i grupit të strukturuar kriminal. Për Gilmando Danin, që e cilësuan si krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 15 vjet heqje lirie, për Endrit Qyqjan e Endrit Zelën nga 11 vite burg për secilin dhe për Blerim Shullazin 10 vjet heqje lirie.

a.ç

Next Post
”Të enjten votojmë shfarosjen e basteve dhe të lojërave të fatit”

''Të enjten votojmë shfarosjen e basteve dhe të lojërave të fatit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com