• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA dhe BE njohin zgjedhjet e 30 qershorit: Procesi i rregullt, kryetarët e rinj të fillojnë punën

by Java News
01/07/2019 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian njohin zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe kërkojnë që të nisin punën 61 kryetarët e rinj të bashkive që janë zgjedhur në të gjithë vendin. SHBA-ja i cilëson të rregullta zgjedhjet. Përmes një deklarate, ambasada amerikane në Tiranë shprehet se ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan ‘ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë’. Por cfarë komenti ka ambasada për deklaratat e opozitës që nuk i njeh zgjedhjet? SHBA thekson qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.

Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë. Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.

Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët” mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ndërsa Bashkimi Europian kërkon që të zgjedhurit e rinj nga zgjedhjet e djeshme të nisin punën. Brukseli përsërit apelin për qeverinë dhe opozitën që të nisin urgjentisht dialogun për të kapërcyer krizën politike në Shqipëri. “Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit.

Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit  të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it” deklaron Maja Kocijancic.

Në të njëjtin mendim me zëdhënësen e shefes së politikës së jashtme Mogerini është edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shpërndarë deklaratën e Kocijancic, që thotë se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe është koha urgjent për dialog. Opozita ashtu si dhe Presidenti i Republikës nuk i njohin zgjedhjet, pasi theksojnë se 30 Qershori ra me zhdekretimin që i bëri kësaj date kreu i shtetit, por Kolegji Zgjedhor e rrëzoi Ilir Metën, ndërsa nga SHBA-BE dhe të gjitha kancelaritë e tjera të rëndësishme europiane mbështetën datën e përcaktuar për procesin që u mbajt dje në Shqipëri./l.m

Next Post
Spiropali: Deputetët vijnë me “Range Rover”, godasin policët dhe ikin

Elisa Spiropali: Tani, nis llogaria për Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Borxhi publik zbret në 54.73%, Ministria e Financave: Niveli më i ulët që nga 2008

Të ardhurat në buxhet rriten me 12.2%, Ministria e Financave: Investimet në rritje!

July 16, 2026
U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

July 16, 2026
Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

July 16, 2026
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

July 16, 2026
Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

July 16, 2026
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

July 16, 2026
“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

July 16, 2026
Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In