• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

SHBA dhe BE bashkë për dialogun Kosovë-Serbi/ Palmer: Njohja reciproke qëllimi final! Lajçak: Normalizim i marrëdhënieve

by
01/06/2021 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer në konferencën për media që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka deklaruar se për SHBA, qëllimi përfundimtar është njohja reciproke.

“SHBA-ja fuqimisht përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA-ja nuk është palë por jemi partner dhe jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe duke bashkëpunuar edhe me z. Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ky ka qenë një qëllim afatgjatë i SHBA-së për dekada të tëra dhe pres me padurim që të vazhdojmë kontaktet e afërta me qeveritë në Kosovë dhe Serbi dhe të arrijmë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Palmer.

Ndërkohë sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe duhet të formohet ai u shpreh se ato do të krijohen ashtu siç palët dialog do të bien dakord.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordësohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, ka thënë Palmer.

Lajçak ka deklaruar se ishte tejet i lumtur se këtë radhë shoqërues ishte edhe Palmer, si` shenjë e bashkëpunimit euroatlantik në zgjidhjen e konfliktit.

“Qëllimi jonë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në Bruksel pas disa ditësh. Për këtë arsye jemi me këtu. Takimet tona ishin tejet frytdhënëse dhe ne do të mundohemi  që të sigurojnë suksesin e bashkëpunimit, “

I pyetur për deklaratat e tij të mëparshme për ndryshimin e kushtetutës ai tha se marrëveshjet ndërkombëtare që arrihen mes palëve duhet të futen në legjislacionin e shtetit dhe kjo është çfarë ai ka thënë lidhur me ndryshimin e kushtetutave.

“Është një lloj tradite e mirë që më vendoset në gojë diçka që nuk kam thënë, çfarë kam thënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare duhet të futet në legjislacionin shtetëror. Kjo është për çka palët mund të merren vesh në negociatat dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Lajçak.

Lajçak dhe Palmer qëndruan për dy ditë në Prishtinë, ku zhvilluan takimet me krerët më të rëndësishëm në Kosovë, me Presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, krerët e opozitës dhe krerët e komuniteteteve.

/b.h

Next Post
Kina goditet nga një virus tjetër, konfirmohet infektimi i një personi me një variant të ri

Kina goditet nga një virus tjetër, konfirmohet infektimi i një personi me një variant të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com