• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA dërgon avionë bombardues mbi Korenë e Veriut

by Java News
31/08/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas lëshimit të raketës që kaloi mbi Japoninë, SHBA është kundërpërgjigjur ndaj Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut organizuan një stërvitje ushtarake duke demonstruar fuqinë ajrore. Reuters raporton se avionë bombardues amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut.

Kanë qenë dy bombardues B-1B dhe katër avionë luftarakë F-15 që kaluan mbi hapësirën ajrore të Koresë së Veriut duke dhënë një mesazh të qartë për shtetin komunist.

Dy bombarduesit amerikanë u ngritën nga baza ushtarake amerikane në ishullin Guam, territor që Kim Jong ka kërcënuar se do ta sulmojë me raketa. Stërvitja ushtarake dhe manovrat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut ishin për t’i treguar forcën Koresë Veriore, e cila vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor dhe të testojë raketat balistike.

Tensionet në gadishullin korean janë të larta, teksa javë më parë ka pasur kërcënime direkte mes Donald Trump dhe Kim Jong Un për sulme të ndërsjellta.

a.ç

Next Post
FOTO/ Bukuroshja amerikane ‘topless’ në plazh, ‘tërbon’ pushuesit

FOTO/ Bukuroshja amerikane 'topless' në plazh, 'tërbon' pushuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com