• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, Bryan Yee: Zgjedhjet duhet të mbahen, bojkoti dëmton vendin! PD po përjashton veten

by A R
15/05/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit Hoyt Bryan Yee ka dhënë një mesazh të qartë për opozitën në një bashkëbisedim që ai ka zhvilluar me gazetarët, pas takimit me kryeministrin Rama dhe pak para se t’i drejtohej selisë së PD ku pritej nga kreu i kësaj force Lulzim Basha.

Ai deklaroi se është e drejtë e çdo partie mospjesëmarrja në zgjedhje, por theksoi qëndrimin e SHBA se zgjedhjet duhet të mbahen. Po ashtu ai theksoi se çdo parti ka të drejtën e saj të mos marrë pjesë në zgjedhje duke lënë të kuptohet se, sido që të jetë vendimi i opozitës, zgjedhjet duhet të zhvillohen.

“Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. E drejtë e çdo partie mospjesëmarrja në zgjedhje.  Nëse disa parti përjashtojnë veten, ato vetëdëmtohen. Asnjë parti nuk ka përfituar nga bojkoti. Bojkoti nuk është një taktikë fituese.”, ka thënë mes të tjerash zv.ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Bryan Yee.

Për herë të parë, Yee ka thënë se SHBA japin siguri se kryeministri Rama nuk ka një synim për të kapur zgjedhjet dhe se ata besojnë tek standardet zgjedhore.

“SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës”, ka thënë Yee.

Po ashtu, zyrtari i lartë i DASH ka deklaruar se zgjedhjet do të njihen nga SHBA nëse ato çertifikohen. Por, gjithsesi ai u ka bërë thirrje palëve të ulen për të gjetur konsensus, duke vlerësuar paketën McAllister si një mundësi për kompromis.

“Ka ofertë të mirë nga McAllister e cila duhet të pranohet nga partitë. Nëse zgjedhjet çertifikohen të rregullta ne do t’i njohim”, tha ai.

Ndërkohë, Yee ka dënuar deklaratat që nxisin dhunë, referuar retorikës s♪7 ashpër nga përfaqësuesit e opozitës.

/a.m.

Next Post
“Mami më ka pyetur disa herë”. Zbardhen SMS e nxënëses me mësuesin e akuzuar për pedofili

"Mami më ka pyetur disa herë". Zbardhen SMS e nxënëses me mësuesin e akuzuar për pedofili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com