Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp sot akuzoi SHBA-në dhe vendet e BE se po kërkojnë të vjedhin asetet ruse në mbarë botën dhe t’i përdorin ato për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Zyrtarët gjermanë në Karlsruhe njoftuan planet këtë javë për të sekuestruar pothuajse 800 milionë dollarë në asete nga llogaria e një banke ruse në Frankfurt, për shkak të shkeljeve të sanksioneve të BE-së.
“Ata janë hajdutë, këtë e kemi kuptuar shumë kohë më parë. Ata kanë qenë të pabesë gjatë gjithë kohës në aspektin politik. Tani ata kanë dalë të jenë hajdutë në kuptimin e mirëfilltë,” tha Lavrov për Gjermaninë.
Diplomati i lartë rus tha se Perëndimi është “i fokusuar në idenë e gjetjes së një rruge ligjore për të konfiskuar asetet e Rusisë”, duke filluar me ridrejtimin e interesit nga fondet e ngrira aktualisht në Ukrainë./m.j
Kot po them po palestine me ca do e ndertojn kujt do ja bllokojn asetet